Home KRYESORE PS nuk dërgoi në Gjykatë mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Puç kushtetues i...

PS nuk dërgoi në Gjykatë mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Puç kushtetues i Kuvendit!

Kreu i grupit parlamentar të PD ka reaguar në lidhje me votimin e djeshëm në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi e ka konsideruar një “puç kushtetues të Kuvendit’, duke theksuar se u injorua autoriteti i Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor.

”Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale.

Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se Edi Rama tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë Edi Rama refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK.

Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!

GPPD dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për ti dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij dhe garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor”, u shpreh Bardhi.

Share: