Home Gjeo-Ekonomia “Sa herë që vjen në SHBA, largohet me 60 mld dollarë”, Trump...

“Sa herë që vjen në SHBA, largohet me 60 mld dollarë”, Trump sulmon Zelenskyn: Po i japim para dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje armëpushimi

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili sipas tij po refuzon të bëjë një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës që shpërtheu në vitin 2022.

“Ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje. Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë, jam i sigurt se ai është biznesmeni më i mirë në planet. Ju keni një vend që është fshirë nga harta, ai nuk mund të rindërtohet. Do të duhen qindra vjet për t’u rindërtuar. Nuk do të kishte para të mjaftueshme edhe nëse i gjithë planeti do të mblidhej së bashku”, tha Trump gjatë një paraqitjeje në fushatën në Karolinën e Veriut.

Gjithashtu, Donald Trump fajësoi presidentin demokrat në largim Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e Kamala Harris për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke thënë se ai do t’i jepte fund nëse zgjidhej si president i SHBA-ve më 5 nëntor.

Top Channel

Share: