“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë në kanalin italian “La sette”, ku nuk i kurseu vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Meloni
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi cilës parti i përket, është kryeministrja e vendit më të afërt me të cilin Shqipëria është e lidhur përjetë. Për mua ideologjitë kanë vdekur që kur ra muri i Berlinit.”
Lidhur me vonesat për hapjen e kampit të emigrantëve në Gjadër, kryeministri Rama tha se llogaritë për këtë çështje i bën qeveria italiane.
“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë në kanalin italian “La sette”, ku nuk i kurseu vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Lidhur me marrëveshjen e emigrantëve, kryeministri Rama foli edhe në një intervistë për Euronews, ku i dha përgjigje edhe interesimit të kryeministrit britanik për një pakt të ngjashëm. Rama e cilësoi si ekskluzive marrëveshjen me homologen Meloni, ndërsa theksoi se me Italinë, Shqipëria ka dashuri pa kushte.
Edi Rama shpjegoi gjithashtu se Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike, dhe mohoi që pakti të jetë bërë këmbim të përpjekjeve të Italisë për të ndihmuar vendin në rrugën e anëtarësimit në bashkimin Europian.
Top Channel