Home Gjeo-Ekonomia Zgjedhjet amerikane/ Nis votimi i hershëm në tri shtete

Zgjedhjet amerikane/ Nis votimi i hershëm në tri shtete

Në tri shtete amerikane ka nisur votimi i parakohshëm për zgjedhjet presidenciale. Votimi i hershëm për zgjedhjet presidenciale në SHBA ka nisur në Minnesota, Dakotën e Jugut dhe në Virginia, duke filluar kështu një proces 6-javor që do përfundojë më datë 5 nëntor.

Nga mesi i tetorit, në dhjetë shtete të tjera federale do të nisë votimi i hershëm. Ekspertët parashikojnë se do të ketë një numër të madh votuesish të hershëm këtë sezon zgjedhjesh, pasi kjo metodë votimi është bërë tepër popullore.
Gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, më shumë se 69 për qind e votave të hedhura në zgjedhje u bënë përmes fletëvotimeve me postë ose votimit të hershëm personalisht, sipas të dhënave zgjedhore të mbledhura nga laboratori i shkencës së të dhënave zgjedhore në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit

360grade.al

Share: