Home KRYESORE “Aty në stolin e vjetëruar”

“Aty në stolin e vjetëruar”

Nga Arsinoi Zengo

Dhe ditët shkonin pa kuptuar
malli ish tërbim kafshim në shpirt
Largësia qënka e mallkuar e uruar
Kush pati fatin ta provojë përjetësisht!

Dhe ditët shkonin bashkë me mua
Re të çmëndura errësonin kujtimet
Ti nuk e dije malli më kish shkrumuar
Rrugicat e vetmuara vajtonin dashurinë!

Sa ditë akoma më duhej të prisja
Mbetur mbi stolin e myshkun e vjetëruar
Vajza me buzët e kuqe flokët dredhuar
Priste djaloshin që kish dashuruar!

Po ç’ishte ajo ditë e ndritur e bekuar
Kur qielli buzëqeshi shpirtin e brishtë
Ca zëra seç u dëgjonuan fluturuan
Dhe vajzës zemra iu mbush me dritë!

Në stolin e vjetëruar myshku mbuluar
Mungoi vajza buzë kuqe sy shkruar
Aty ku e priste,,, koha kish ndaluar
Të dashurin tani kish ritakuar!

Arsinoi zengo ☆●☆
《Autor》

Share: