Home KRYESORE DET, Je Pikëpyetja dhe Pikëçuditsja ime!

DET, Je Pikëpyetja dhe Pikëçuditsja ime!

Nga Meri Bo

Nuk e mbaj mend kur rashë në dashuri me ty
me shikim të parë!

Ende fëmijë,
shtrirë në rërë,
udhëtoja me anijet që mbaje ti mbi shpinë
Ashtu, hajdutshe
futesha në hambarët e tyre
ndërsa të lodroja me sy që nga bregu.

Po lindtte një përmasë e re e botës!

Valëzat më provokonin këmbët në rërë
e më bënin dallgë
Më çaprashitnin flokët
e m’i bënin vela,
Jodi më mjekonte plagët e shpirtit
e doja të merrja arratinë,
Të bëhesha cunam!

Më klithte deti
si sirenat Uliksit,
Dhe unë,
frikacakja,
i trembesha Itakës sime!

… Ende jam në atë bregdet
E nuk di ç’të bëj me atë këngë sirenash!

Më vjen të qaj!

Meri Bo

Share: