Home KRYESORE Ditënatë! Nga Irena Kuka Dragoti

Ditënatë! Nga Irena Kuka Dragoti

Duhej një shenjë për tu ndalur e për ta parë në sy vetminë,
braktisjen….
Qëllon shpesh të lexoj fjalë
që kurrë nuk u thanë zëlartë
por u lidhën ballit si shami paqeje pa luksin
memec të heshtjes
Sa shumë desha të mos i them ato që bëj
që të mos jem njëherësh në dy vende
as të jem grua e zbrazur nga përmasat
që hamendëson largësitë
Ndoshta jam dorëzuar
si dheu i varreve që rrit lule nëpër dhembje
Kur ti nuk mund të mbrohesh jashtë
nga aroma torturuese e trupave të panjohur
gjykon nga paranoja apo uraganët e kahershëm që lënë gjithnjë një risk në port
dhe gërmëzon me vete shprehjen e vjetër
“ historitë përsëriten gjithmonë”
Duhej një shenjë si një e plotë
që flet dy herë
me tiparet e vjetra dhe…
me tipare të reja që ndoshta s’ia njihje vetes
tek zbathesh pa frikën e përbaltjes së këmbëve
kur shirat bien në kohë të çuditshme pa u bërë ngjarje
Ajo që na frikëson përket te gjërat që nuk kemi
por vetmia ka natën e vet e prapë vjen dita e saj

Share: