FBI ka organizuar një seminar me prokurorët e SPAK në Peshkopi në fundjavë, për të diskutuar për përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.
“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Shqipëri.