Home KRYESORE Garda nuk i lejoi të futen brenda, deputetët e përjashtuar e opozitës...

Garda nuk i lejoi të futen brenda, deputetët e përjashtuar e opozitës ndryshojnë “skenar”, shikoni veprimin e tyre

Pasi nuk janë lejuar nga Garda që të futen në Kuvend, deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar më herët nga seanca, janë ulur këmbëkryq jashtë ambienteve të Kuvendit.

Ata kanë qëndruar aty duke thënë se Parlamenti “është këtu”.

Më herët deputetët e përjashtuar nga seanca kanë tentuar që të futen, por janë ndaluar nga Garda, ndërsa u lejuan vetëm Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Ferdinad Xhaferraj.

Share: