Home KRYESORE “Koha mua më deshi” Nga Arsinoi Zengo

“Koha mua më deshi” Nga Arsinoi Zengo

Nuk pata kohë për ata që s’më deshën
Kohën e kisha për dashurinë
Atë i pata thënë kur erdhi
Kohën e kam për ty xhani im!

Mu desh të bëja durim nga hipokrizia
Njerëz që shtiren në ç’do kohë
Mu desh të qeshja si qesh fëmija
Dhe buzët e kllounit të vishja pak kohë!

Të afërm që gjasme të duan dhe puthin
Që hipokrizia ju ka mykur shpirtin
Miqësi që gjasme të thonë udha mbarë
Në fund të ngarkojnë fjalë dhe qeshin!

Unë nuk kisha kohë për asnjë nga ju
Unë kohën e kisha për njerëzit
Unë kohën nuk e kisha për harbutë
Dhe as për shtrigat që veshin mllefin!

Sa pak njerëz ka kjo botë
Nuk ka zë që mund ta heqi
Dashurinë nuk dinë ta thonë
Për sa kohë në mes është interesi!

“Koha mua më deshi
Dashurinë ma fali
dhe më buzëqeshi”

●AUTOR ●

ArsinoiZengo

Share: