Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se folur lidhur me sulmet që Rusia tenton të bëjë mbështetësve të Ukrainës.
Ai ka thënë se SHBA ka paralajmëruar të gjitha vendet e NATO-s, përfshirë këtu dhe vendin tonë të kenë kujdes.
“Shërbimi inteligjent i jashtëm rus ka 8 drejtori, 8 departamente. Departamenti S është departamenti kryesor që ka detyrë luftën hibride kryesisht nëpëmjet dezinformimit, e lidhur me atë X që ka të bëjë me teknologjinë. Këto kanë kohë që kanë hartuar një manual që ne na e ka bërë të njohur një agjend që më pas u rekrutua nga ana e shërbimeve sekrete amerikane. Ai foli gjerë e gjatë vetëm për këtë mision.
Më tej, SHBA u përballën me ndikimin në zgjedhje dhe tani është certifikuar dhe nga ana e FBI dhe i kanë bërë paralajmërim të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, madje që para sulmeve kibernetike në Shqipëri, të kini kujdes. Kanë sjellë një dokument sekret të gjatë në Shqipëri që i është paraqitur kryeministrit, ministrit të brendshëm, ku e paralajmërojnë një sër sulmesh që ndodhin, duke filluar me strukturat si aeroportet, portet dhe duke vijuar me portalet dhe mediat”, u shpreh Karamuço.