Home Gjeo-Ekonomia “Na është kërkuar edhe nga shtete të tjera”, Rama: Marrëveshja me Italinë...

“Na është kërkuar edhe nga shtete të tjera”, Rama: Marrëveshja me Italinë u pranua për shkak të marrëdhënieve të veçanta mes nesh

Hapet kapitulli i parë i negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. Sot në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Takimi drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një herë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Ai ka përsëritur se një marrëveshje e tillë i është ofruar edhe nga vende të tjera, por se kjo është refuzuar nga Shqipëria.

Sipas tij marrëveshje me Italinë është pranuar për shkak të marrëdhënies së ngushtë dhe të veçantë që vendi ynë ka me Italinë.

“Na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë jo, gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet, e shkon pas në kohë me volum ndërveprimi në 30 vitet e fundit, që kur dolëm nga gropa e ferrit të regjimit komunist kur u larguam me qindra mijëra nga brigjet tona, kur Italia erdhi të na shpëtonte nga katastrofa financiare pas rënies së skemave piramidale si dhe priti emigrantët në kohën e rrëzimit të regjimit”, tha ai.

360grade.al

Share: