Një grup aktivistësh kanë zhvilluar një protestë në Shëngjin, ndërsa sot nisi zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Aktivistët u shfaqën me një banderolë me foton e kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni.
Një prej aktivisteve shpjegoi edhe domethënien e kësaj banderole, duke thënë se kampi është si burg për emigrantët.
“Nga ana tjetër edhe ëndrra evropiane drejt së cilës këta emigrantë po shkojnë po shuhet. Emigrantët po priten nga dy gardianët e burgut, Rama dhe Meloni, kjo është ajo që Rama dhe Meloni kanë ngritur një burg për emigrantët. Ata po sillen në një burg. Sipas ligji europian emigrantët që vijnë në burgje dhe kërkojnë të drejtën për azil nuk mund të mbahen të burgosur, deri kur t’iu verifikohet identiteti. Do mbahen në burg në Gjadër gjatë gjithë këtij procesi”, tha ajo.
360grade.al