Kaq dhembje kur mendoj për ty!
Nën flatrat e gjumit
arratisem nga trishtimi.
Por ti ke mbetur ende këtu!
Një fantazmë që më endet në zemër.
Kujtimet e tua janë skalitur
si tatuazhe në trupin tim.
Zëri yt jehon
në natën time të vetmuar.
Heshtja kumbon,
atë që nuk do të jetë më!
Zhgënjimi im, i paanë si një oqean.
Dhe çdo valë, një copëz malli
që pulson kundër vullnetit tim.
Si mund të të harroj,
kur ti jeton…
në çdo frymëmarrje?!