Home KRYESORE “Tetori Rozë”, Rama: Thirrje të gjitha grave dhe vajzave, bëni mamografinë falas...

“Tetori Rozë”, Rama: Thirrje të gjitha grave dhe vajzave, bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale

“Tetori Rozë”, njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër të sëmundjes së kancerit të gjirit.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të kujdesen për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.

“MIRËMËNGJES

dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Share: