Home Gjeo-Ekonomia Vizita zyrtare në Shqipëri, mbërrin në Aeroportin e Rinasit Presidenti turk Erdogan

Vizita zyrtare në Shqipëri, mbërrin në Aeroportin e Rinasit Presidenti turk Erdogan

Ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas agjendës ai pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.

Agjenda e plotë:

11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë

11:40 – 12:40
Takim me presidentin Begaj

12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30
Konferencë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Share: