Home Gjeo-Ekonomia Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e...

Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën

I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi idenë e ‘Serbisë së Madhe’.

Por në emisionin e njohur për pyetjet e forta e të drejtpërdrejta, ai u pyet për Srebrenicën, Kosovën dhe bashkëpunimin me Rusinë dhe kur Stephen Sackur përmendi se Serbia de facto e njeh Kosovën, Vuçiçi u nervozua.

Presidenti serb këtë nuk e pranoi, e nënvizoi po ashtu se nuk heq dorë nga partneriteti me Rusinë.

Vuçiç: “Ne kurrë nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo nuk është thënë apo shkruar asnjëherë. Ne po përpiqemi të jetojmë në paqe”.

Stephen Sackur, gazetar i BBC: “Është e qartë se Serbia nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian derisa ta njohë Kosovën”.

Vuçiç: “NATO ka thyer të gjitha rregullat duke bombarduar Serbinë dhe se vendet evropiane që e njohin Kosovën po shkelin Rezolutën 1244 dhe në këtë mënyrë sipas tij ‘duke shkelur kufijtë kushtetues të Serbisë”.

Gazetari e pyeti veç të tjerash Vuçiçin lidhur me pjesëmarrjen e tij në radikalët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, por edhe me ndryshimet e tij, dhe kërkoi të dinte sesi në rininë e tij ishte pjesëtar i radikalëve si i ri.

“Ideologjikisht ishim të përkushtuar ndaj idesë së Serbisë së Madhe. Ideja që e çoi Ballkanin në kohë të errëta, në luftë, në krime lufte dhe humbje jetësh. Nuk më vjen turp, e pranoj se kam ndryshuar, por nuk jam dakord me ju se kush është fajtori për problemet në Ballkan dhe shpërbërja e Jugosllavisë, nuk e kam fjalën vetëm për problemet e brendshme në Jugosllavi, por edhe ndaj rolit të Perëndimit jam pjekur, jam i rritur dhe duhet të kujdesem për njerëzit e mi”, u shpreh ai, duke nënvizuar se ka qenë gjithmonë i gatshëm të pranoj se Srebrenica ishte e tmerrshme.

“Askush nuk e kundërshton se ishte një ngjarje e tmerrshme apo se ndodhi. Unë jam gjithmonë i gatshëm të bëj haraç për viktimat, por nuk jam gati të flas në një mënyrë që krijon pyetje dhe probleme të reja politike”, u përgjigj ai për pyetjen për Srebrenicën.

Top Channel

Share: