Home Gjeo-Ekonomia “Marin Mema s’ka bërë asnjë krim”, Rama në Selanik: Do kërkojmë rishikimin...

“Marin Mema s’ka bërë asnjë krim”, Rama në Selanik: Do kërkojmë rishikimin e vendimit absurd për t’i ndaluar gazetarit hyrjen në Greqi

Kryeministri Edi Rama po mban sot takimin me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik.

Rama komentoi edhe ndalimin e disa gazetarëve ditën e djeshme në kufi, teksa tha se ishte një veprim absurd dhe se ende nuk i dinë arsyet. Po ashtu ai kujtoi edhe vendimin non-grata për gazetarin e Top Channel, Marin Mema.

Edi Rama: Kemi një kërkesë që do ta dorëzojmë që nesër për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, s’ka bërë asgjë më shumë apo më pak se sa punën si gazetar, i apasionuar pas gjurmës së shqiptarëve. Nëse qëndrimi i tij është i ndryshëm nga kushdo që ka marrë vendimin absurd për ta ndaluar të hyjë në një vend në BE, ku s’mund të jetë kurrë një shkak për t’i hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Kjo është një masë ekstreme, antidemokratike, antidemokrate.

360grade.al

Share: