Nga ARSINOI ZENGO
Në dhomën ku rrija shkruaja në heshtje
Aty veten e lija të buzëqeshte
Atë buzëqeshje të ëmbël të dashur
Vështirë ta falja jashtë njerëz zbrazur!
Aty në dhomën ku degët më thërisnin
Gjethet shkundin ngadalë eja më flisnin
I puthja i shtrëngoja shpirtin mallosur
Më vinte keq të binin e pastaj ti fshinin!
Kjo dhoma ku rrija më kujton atë kohën
Dashurinë se fshihja por tani ngurojmë
Të duam të qeshim apo vallë të qajmë
Më thoni a e dinë cfarë kuptimi kanë?
Unë zgjidhja të treja nga pak secilën
Se pa njërën as tjetra s’kishin kiminë
Miken më të mirë kisha dashurinë
Me atë së bashku krijonim harmoninë!
Ti o njeri ti o shpirt i bukur
A di të dashurosh?
Më thuaj pak të lutem
Të rreh zemra fort?
E nëse vendos atë në fillim
Idhulli i quajtur himni
” Dashurisë”
AUTOR ~
《 ARSINOI ZENGO 》