Home Gjeo-Ekonomia TË KORRIGJOHEMI, ATJE KU “GJARPERI ME IRIQIN” U BASHKUAN NE MARTESE QE...

TË KORRIGJOHEMI, ATJE KU “GJARPERI ME IRIQIN” U BASHKUAN NE MARTESE QE SOLLEN TELIN ME GJEMBA NE TRUPIN E KOSOVES!

Nga Sulejman Abazi

Zgjedhjet ne USA dhe fitorja e Trump kane ringjallur “krimbat” e atyre qe mendojne se fati i Kosoves tani eshte i paracaktuar te vendoset prej nga atje ku u la, tek marreveshja 10 pikeshe e firmosur nga Dulla i LDK-se!!

Klasa politike po corientohet me keq, fale propogandes destruktive te Beogradit dhe filoserbeve qe ferkojne duart se u erdhi ora!

Jemi në kohën e mospajtimeve dhe te prishjes së strukturës së mendimit që prodhon dije, politikë, vizion, diplomaci, siguri, programe dhe zhvillim ekonomik.

Po rritet presioni ndaj Qeverise se Kosoves per te pranuar poshtersite politike te marreveshjeve pa marreveshje, duke harruar dhe injoruar memorien e popullit.

Në politikë, të ndajmë pozicionin mes patriotizmit dhe nacionalizmit të sëmurë, për interesa të çastit.
Filozofia kombëtare në hapësirën shqiptare, përreth trungut të shtetit amë, ka prioritet zgjidhjen e çështjes kombëtare.

Kosova ende nuk e ka te zgjidhur kete problem madhor kombetar.

Unifikimi politik, mbyll hapësirat për përplasje, mosmarrëveshje dhe dyzime në kursin politik shtetëror dhe kombëtar.

Në situatën që po kalon Kosova, klasa politike duhet të njohë dhe të korrigjojë gabimet e saj. Edhe per ka bere jo pak te tilla, ende lider te degraduar vazhdojne me kokefortesi ti behen barre Kosoves dhe probleneve te qytetareve te saj. Kjo eshte e dhimbshme.

Skane rendesi emrat ketu, sepse populli e ka memorien te fresket.

Të rishikohet imponimi që iu bë Kosovës, duke e reduktuar çështjen e pavarësisë dhe të objektivit kryesor politik te njohjes nderkombetare tek disa palo-marrëveshje, te cilat kane perfunduar tek imponimi Asosacionit dhe nuk e zgjidhin problemin e njohjes reciproke.

Nëse nuk do të korrigjohen gabimet e së kaluarës, atëherë kokëfortësia, do të jetë një mallkim kundër atyre që i shkaktuan Kosovës këtë traumë politike dhe sociale.

Ata që bënë puçin institucional, duke u futur ne bisedime pa krye dhe miratuar Gjykaten Speciale duhet të kthehen në vendin e ngjarjes dhe te krimit ne permasa kombetare, atje në Kuvendin e Kosovës, për të sjellë në rend të ditës daljen nga kriza, e cila po thellohet më tej me thirrrjen e drejtuesve të UÇK në gjykatën e Hagës.

Klasa politike duhet të bëj pastrimin e saj, katarsisin, atje në sallën e Kuvendit, ku u bashkua “në martesë”, gjarpëri me iriqin, që solli “telin me gjemba” në qafë të Kosovës.

Në këtë kohë të vështirë, kërkohet qëndrimi unik, kundër marrëzisë politike ndërkombëtare dhe sanksioneve te padrejta te BE-se për të kriminalizuar rolin e UÇK në luftën e saj Çlirimtare, dhe per ta detyruar politiken te bej pazar me interesat shteterore dhe kombetare.

Përplasja politike mes krerëve më të lartë shqiptar, është shembulli më i keq i separatizmit politik vrasës.
Nxitja e separatizmit në emër të patriotizmit, ushtrimi i simpative individuale të padobishme përballë nevojës së mbrojtjes së vlerave të mëdha të luftës çlirimtare, po i shërben armiqve tradicionalë për akuzat ndaj luftës së drejtë të popullit shqiptar.

Pavarësisht bindjeve politike të brendshme, mbrojtja e vlerave të luftës dhe njerëzve që e drejtuan atë, është një detyrim.

Ata sot janë padrejtësisht para një gjykate, por do të dinë të mbrohen.

Sjellja në vëmendje e procesit, gjetja e rrugëzgjidhjeve për t’a nxjerrë Kosovën nga kriza politike, është një detyrim për këdo që merr përsipër të përfaqësojë me përgjegjësi shtetin dhe interesat e popullit.

I takon politikës dhe Kuvendit të Kosovës, të korrigjojë medoemos gabimet e të shkuarës.

Le të jetë ky rast një mësim i çmuar, për të mos u bërë me perunjesi urë e faktorit ndërkombëtar, kundër intereave madhore të shtetit dhe kombit.
Paste faqen e zeze politika ne Tirane dhe Maoceduni i Shkupit qe sot e kane braktisur Qeverine dhe Parlamentin e Kosoves duke u bere ure kalimi e interesave te Beogradit.

Sido qe te mendohet per qasjet dhe pritshmerite e reja te administrates Amerinake ndaj Kosoves, te mos harrohet se populli ka memorie te forte dhe kesaj here nuk besoj se do te fale territoret e shtetit te tij per ca palaco qe shikojne enderra ne Diell.

Te jemi ne kembe dhe sycelet kunder stratagjemes serbe te shkaterrimit te shtetformimit ne Kosove.
Tiranë, 09. 11. 2024

Share: