Home Gjeo-Ekonomia Trump dhe hipokritet e politikes shqiptare!

Trump dhe hipokritet e politikes shqiptare!

Nga Nini Dede

Nuk mund te rrija pa shkruar dy fjale ne lidhje me TRiUMPh-in e se mires ne bote !

Jo vetem per faktin e te vertetave refren qe po thyejne rrjetet sociale tashme te supercituara te fitores se demokracise e shpetimit nga rreziku i rendit te ri boteror te degjenerimit te vlerave, moralit, familjes, identitetit e gjinise, por edhe per shkak te vazhdimesise se simpatise sime prej vitit 2016 ndaj Trump si etalon i se djathtes,si biznesmen i suksesshem, politikan konservator ndoshta i paperseritshem ne historine presidenciale te SHBA !

E ndersa ne periudhen paraelektorale disa ditore te zgjedhjeve ne USA te vitit 2016, kur dikush nga PD (qe supozohej te ishte perfaqesues i shtreses se djathte), deklaronte neper studio televizive simpatine e tij per Hilary Clinton duke injoruar Trump-in, apo edhe me tej kur lideri i opozites se asaj kohe shkonte i gezuar e i buzeqeshur ne USA ekskluzivisht ne hapjen e fushates elektorale te Hilary Clinton, ishte nje fare stigmatizimi i heshtur te mbeshtesje hapur publikisht Trump !

Nuk po flas fare ketu per politikanet e majte se ata dihen, e as per liderin tone suprem nderplanetar te Shqiperise qe deklaronte aso kohe se nese fitonte Trump, kjo fitore do te ishte nje rrezik i madh per boten !

Per hir te se vertetes, pervec ndonje aktivisti antisorosian, ndonje politikani tradicional te djathte me bindje konservatore te hedhura ne liber, dhe te ndonje shqiptaro-amerikani te formuar si i djathte rezident ne USA, nuk shihje askend qe te mbeshteste fitoren e Trump aso kohe ne vitin 2016 qofte edhe neper rrjete sociale.

Ndersa sot ne vitin 2024 HIPOKRIZIA ishte e njejte ne permbajtje me ate te 2016-es, si ne etimologji fjale, ashtu edhe ne numer shkronjash !

Vecse… forma ndryshoi ! Panorama u paraqit me ndryshe ne kampin politik shqiptar kete vit:

pozicioni “vezhgues” e me pas “veprues” ishte kostumi me i bukur i hipokrizise mediokre te vitit 2016 tashme e zhvilluar ne hipokrizi moderne te vitit 2024 !

Nini Dede,
7 Nentor 2024

Share: