Home Approccio Italo Albanese Cinema Agimi – Incotro con lo scrittore PAOLO GIORDANO

Cinema Agimi – Incotro con lo scrittore PAOLO GIORDANO

L’Istituto Italiano di Cultura in collaborazione con la Delegazione dell’Unione Europea in Albania è lieto di presentare l’incontro con lo scrittore Paolo Giordano che chiuderà il Festival della Letteratura Europea a Tirana – FELT / Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri ka kënaqësinë të prezantojë takimin me shkrimtarin Paolo Giordano i cili do të mbyllë Festivalin e Letërsisë Europiane në Tiranë – FELT.

14.12.2024 ore 17:15

Cinema Agimi – Blv. Bajram Curri, Tirana

Modera: / Moderator: Enkel Demi

Ingresso libero / Hyrja e lirë

Evento con la traduzione simultanea / Aktivitet me përkthim simultan

Lo scrittore presenterà l’edizione albanese del romanzo Tasmania pubblicato in albanese da Botimet Dudaj e tradotto da Agim Doksani

Libro vincitore del Premio Letterario Internazionale Elba – Raffaello Brignetti 2023 e del Premio André Malraux 2023.
«Se proprio dovessi, sceglierei la Tasmania. Ha buone riserve di acqua dolce, si trova in uno stato democratico e non ospita predatori per l’uomo. Non è troppo piccola ma è comunque un’isola, quindi facile da difendere. Perché ci sarà da difendersi, mi creda».

Tasmania è un romanzo sul futuro. Il futuro che temiamo e desideriamo, quello che non avremo, che possiamo cambiare, che stiamo costruendo. La paura e la sorpresa di perdere il controllo sono il sentimento del nostro tempo, e la voce calda di Paolo Giordano sa raccontarlo come nessun’altra. Ci ritroviamo tutti in questo romanzo sensibilissimo, vivo, contemporaneo. Perché ognuno cerca la sua Tasmania: un luogo in cui, semplicemente, sia possibile salvarsi.

Ci sono momenti in cui tutto cambia. Succede una cosa, scatta un clic, e il fiume in cui siamo immersi da sempre prende a scorrere in un’altra direzione. La chiamiamo crisi. Il protagonista di questo romanzo è un giovane uomo attento e vibratile, pensava che la scienza gli avrebbe fornito tutte le risposte ma si ritrova davanti un muro di domande. Con lui ci sono Lorenza che sa aspettare, Novelli che studia la forma delle nuvole, Karol che ha trovato Dio dove non lo stava cercando, Curzia che smania, Giulio che non sa come parlare a suo figlio. La crisi di cui racconta questo romanzo non è solo quella di una coppia, forse è quella di una generazione, sicuramente la crisi del mondo che conosciamo – e del nostro pianeta. La magia di Tasmania, la forza con cui ci chiama a ogni pagina, è la rifrazione naturale fra ciò che accade fuori e dentro di noi. Così persino il fantasma della bomba atomica, che il protagonista studia e ricostruisce, diventa un esorcismo: l’apocalisse è in questo nostro dibattersi, e nei movimenti incontrollabili del cuore. Raccogliendo il testimone dei grandi scrittori scienziati del Novecento italiano, Paolo Giordano si spinge nei territori più interessanti del romanzo europeo di questi anni, per approdare con felicità e leggerezza in un luogo tutto suo, dove poter giocare con i nascondimenti e la rivelazione di sé, scendere a patti con i propri demoni e attraversare la paura.

Paolo Giordano è nato a Torino nel 1982. Con il suo primo romanzo, La solitudine dei numeri primi, è stato il più giovane vincitore del Premio Strega.

I suoi romanzi successivi sono Il corpo umano, Il nero e l’argento, Divorare il cielo e Tasmania (Premio della Lettura 2022, Prix Malraux).

Ha scritto per il cinema (Siccità, We Are Who We Are) e il teatro. Negli ultimi anni si è dedicato soprattutto alla saggistica, come editorialista e come autore di una delle prime riflessioni sulla pandemia, Nel contagio. Per il Corriere della Sera ha realizzato diversi reportage, gli ultimi dal fronte ucraino, dal Medio Oriente, dalla Georgia e dal Mediterraneo centrale. Giordano ha un dottorato in fisica teorica, che lo rende particolarmente attento all’incontro fra scienze e letteratura. Vive a Roma.


Shkrimtari do të prezantojë botimin shqip të romanit Tazmania botuar nga Botimet Dudaj dhe përkthyer nga Agim Doksani.

Libër fitues i Çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë Elba – Raffaello Brignetti 2023 dhe atij André Malraux 2023.
“Nëse do të më duhet të zgjidhja, Tazmania do të ishte zgjedhja ime. Ka rezerva të mira uji të ëmbël, ndodhet në një shtet demokratik dhe s’mban grabitqarët që gjuajnë njerëz në gjirin e vet. Nuk është fort i vogël, por është ishull gjithsesi, pra i lehtë për t’u mbrojtur. Sepse do të na duhet të mbrohemi, më besoni”.

Tazmania është një roman mbi të ardhmen. E ardhmja që dëshirojmë dhe së silës i druhemi, atë që s’do ta kemi, që mund ta ndryshojmë, që po ndërtojmë. Frika dhe befasimi nga humbja e kontrollit janë ndjenja të kohës sonë dhe zëri i ngrohtë i Paolo Giordano-s di ta tregojë si askush tjetër. E gjejmë veten të gjithë në këtë roman kaq të ndjeshëm, të gjallë, bashkëkohor. Sepse çdokush kërkon Tazmaninë e tij: një vend në të cilin, thjesht, është e mundur të shpëtosh veten.

Ka çaste kur gjithçka ndryshon. Ndodh diçka, si një kërcitje gishtërinjsh, dhe lumi ku jemi kredhur kaherë nis të rrjedhë në një tjetër drejtim. E quajnë krizë. Personazhi kryesor i këtij romani është një burrë i ri, i vëmendshëm dhe regëtitës, që mendonte se shkenca do t’i jepte tërë përgjigjet, por e gjen veten para një muri pyetjesh. Me të është Lorenza që di të presë, Novelli që studion formën e reve, Karol që e ka gjetur Zotin që s’po e kërkonte, Curzia e trazuar, Giulio që nuk di si t’i flasë të birit. Kriza për të cilën tregon ky roman nuk është vetëm e një çifti, ndoshta është ajo e një brezi, pa
dyshim kriza e botës që njohim – dhe e planetit tonë. Magjia e Tazmania, forca me të cilën na thërret në çdo faqe, është përthyerja natyrale mes asaj që ndodh jashtë dhe brenda nesh. Dhe kështu, deri edhe fantazma e bombës atomike, që personazhi kryesor e studion dhe e rindërton, bëhet një ekzorcizëm: apokalipsi qëndron në këtë përpëlitjen tonë, në lëvizjet e pakontrolluara të zemrës. Duke marrë stafetën e shkrimtarëve shkencëtarë më të shquar të Nëntëqindës Italiane, Paolo Giordano e shtyn veten në territoret më interesante të romanit europian të këtyre viteve, për të mbërritur lumturisht dhe lehtësisht në një vend krejt të tijin, ku mund të luaj kukafshehtas me veten, të bier në ujdi me demonët e brendshëm dhe të mposhtë frikën.

Paolo Giordano lindi në Torino në vitin 1982. Me romanin e tij të parë, Vetmia e numrave prim, ai ishte fituesi më i ri i çmimit Strega.

Romanet e tij të mëvonshme janë Il corpo umano, Il nero e l’argento, Divorare il cielo e Tasmania (Premio della Lettura 2022, Prix Malraux).

Ka shkruar për kinemanë (Siccità, We Are Who We Are) dhe teatrin. Vitet e fundit i është përkushtuar mbi të gjitha eseve, si kolumnist dhe autor i një prej reflektimeve të para mbi pandeminë, Nel contagio. Ka shkruar disa reportazhe për gazetën Corriere della Sera, më të fundit syresh nga fronti ukrainas, Lindja e Mesme, Gjeorgjia dhe Mesdheu qendror. Giordano ka një doktoraturë në fizikë teorike, gjë që e bën veçanërisht të vëmendshëm ndaj takimit mes shkencës dhe letërsisë. Jeton në Romë.

Share: