Home Approccio Italo Albanese Conferenza: “Unfolding the city: Art as an agent of transformation”

Conferenza: “Unfolding the city: Art as an agent of transformation”

L’Istituto Italiano di Cultura è lieto di collaborare con l’Accademia delle Scienze d’Albania – Centro di Studi sull’Arte sostenendo la partecipazione di Fabiola Naldi e Claudio Musso alla conferenza internazionale  / Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë – Qendra e Studimeve të Artit, duke mbështetur pjesëmarrjen e Fabiola Naldi dhe Claudio Musso në konferencën ndërkombëtare

“Unfolding the city: Art as an agent of transformation”

“Qyteti i shpalosur. Arti si faktor shndërrimesh”

11 – 12 dicembre 2024

ore 09:00-12:00 e 14:00-18:00

Accademia delle Scienze d’Albania / Akademia e Shkencave

Shëtitorja “Murat Toptani”, Tiranë 

La storia moderna dell’Albania è strettamente legata ai cinquant’anni di dittatura comunista, durante i quali la propaganda del partito ha rigorosamente regolamentato tutte le forme di espressione artistica e culturale. Questo ha naturalmente incluso lo sviluppo dei paesaggi urbani e architettonici nelle città, così come l’arte pubblica, la quale è servita come strumento di propaganda.

Attualmente, la società albanese sta ridefinendo la propria identità mentre attraversa una transizione politica ed economica. La società ha cercato di assimilare tutti i più recenti progressi e cambiamenti nel minor tempo possibile. L’arte è diventata una componente più significativa del discorso teorico sull’evoluzione delle città grazie alla sua traiettoria parallela, con un percorso che trasmette l’ideologia politica dominante e l’altro che fornisce una contro-narrazione.

La conferenza “Unfolding the city: Art as an agent of transformation” mira a intensificare questi argomenti  e ad ampliare la portata del rapporto tra arte e città nel contesto albanese. Inoltre, cerca di comprendere lo sviluppo e le riproduzioni di questa relazione in altri contesti europei e balcanici. In questa conferenza esploreremo più a fondo la percezione dell’arte pubblica e la sua capacità di stimolare il discorso. Ciò è possibile mettendo in evidenza gli aspetti concettuali, politici e sociali delle opere, oltre all’esperienza estetica che esse offrono.

Fabiola Naldi è storica d’arte, critica e curatrice. Si laurea al D.A.M.S. con una tesi in Fenomenologia degli Stili. Si specializza in Storia dell’Arte Contemporanea e in seguito consegue il Dottorato di Ricerca in Storia dell’Arte Contemporanea. Nel 2014 ottiene l’ASN a Professore Associato. Nel 2018 è prima nella graduatoria nazionale AFAM MIUR per Fenomenologia dell’Arte Contemporanea. Dal 2017 è membro del consiglio di amministrazione dell’Istituzione Bologna Musei. Nel 2001 è ideatrice di ArtTV, un programma dedicato alla Video Arte sul canale musicale satellitare MATCH MUSIC. Nel 2015 è curatrice del programma Pomilio Blumm Prize per SKYARTE.  E’ stata responsabile dell’archivio video del MAMbo – Museo d’Arte Moderna di Bologna. Nel 2009, 2011 e 2013 cura la Biennale del Muro Dipinto di Dozza. Dal 2012 al 2016 è curatrice di Frontier, La linea dello stile, progetto speciale dedicato al Writing e la Street Art internazionale. E’ corrispondente della rivista Flash Art. E’ autrice di numerosi saggi, pubblicazioni, testi critici.

Claudio Musso è critico d’arte, curatore indipendente, PhD in Archeologia e Storia dell’arte. Attualmente è docente di Fenomenologia delle arti contemporanee e di Teoria della percezione e psicologia della forma presso l’Accademia G. Carrara di Belle Arti di Bergamo dove ricopre il ruolo di coordinatore del corso di Pittura. Ha partecipato in qualità di commissario e di membro di giuria a festival internazionali e premi (come LPM – Live Performers Meeting; roBOt – Digital Paths into Music and Arts; Urban Art Contest) ed è stato invitato come relatore a convegni e conferenze in Italia e all’estero (tra le quali Arte e spazio pubblico – Fondazione Scuola dei beni e delle attività culturali, Roma; Arte Urbana no plural – Instituto Politécnico de Leiria, Portogallo; Artscapes – An Interdisciplinary Conference on Art and Urban Scapes – University of Kent, Canterbury, UK). È editorialista per Artribune, collabora alla redazione di NEU Radio per cui è autore del programma Die Straßenzeitung e ha curato approfondimenti culturali per Festivaletteratura, Johan & Levi, SMDOT. Ha all’attivo numerose pubblicazioni, tra le più recenti: 141 – Un secolo di disegno in Italia (Corraini Edizioni, 2021 – con M. Pozzati) e Panorama. Approdi e derive del paesaggio in Italia (Danilo Montanari, 2019).

* * *

Historia moderne e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me pesëdhjetë vjet diktaturë komuniste, gjatë së cilës propaganda e partisë rregullonte rreptësisht të gjitha format e shprehjes artistike dhe kulturore. Kjo përfshinte natyrshëm zhvillimin e peizazheve urbane dhe arkitekturore në qytete, si dhe artin publik, i cili shërbeu si një mjet propagande.

Aktualisht shoqëria shqiptare po ripërcakton identitetin e saj teksa po kalon një tranzicion politik dhe ekonomik. Shoqëria është përpjekur të asimilojë të gjitha përparimet dhe ndryshimet e fundit në kohën më të shkurtër të mundshme. Arti është bërë një komponent më domethënës i diskursit teorik mbi evolucionin e qyteteve për shkak të trajektores së tij paralele, me një rrugë që transmeton ideologjinë dominuese politike dhe me tjetrën që ofron një kundër-narrativë.

Konferenca “Unfolding the city: Art as an agent of transformation” synon të intensifikojë këto tema dhe të zgjerojë shtrirjen e marrëdhënies mes artit dhe qytetit në kontekstin shqiptar. Për më tepër, ajo kërkon të kuptojë zhvillimin dhe riprodhimin e kësaj marrëdhënieje në kontekste të tjera europiane dhe ballkanike. Në këtë konferencë do të eksplorohet më thellë perceptimi i artit publik dhe aftësia e tij për të stimuluar diskursin. Kjo është e mundur duke nxjerrë në pah aspektet konceptuale, politike dhe sociale të veprave, si dhe përvojën estetike që ato ofrojnë.

Fabiola Naldi është një historiane arti, kritike dhe kuratore. U diplomua në D.A.M.S. me një tezë mbi Fenomenologjinë e Stileve dhe më pas u specializua në Historinë e Artit Bashkëkohor, duke marrë më vonë doktoraturën në Histori Arti Bashkëkohor. Në vitin 2014 fitoi ASN si Profesor i Asociuar. Në vitin 2018, ishte e para në renditjen kombëtare AFAM MIUR për Fenomenologjinë e Artit Bashkëkohor. Që nga viti 2017 është anëtare e bordit drejtues të Institutucionit Bologna Musei. Në vitin 2001 ajo krijoi ArtTV, një program kushtuar Video Artit në kanalin muzikor satelitor MATCH MUSIC. Në vitin 2015 kuroi programin Pomilio Blumm Prize për SKYARTE dhe u emërua përgjegjëse për arkivin e videove të MAMbo – Muzeu i Artit Modern të Bolonjës. Në 2009, 2011 dhe 2013 kuroi Bienalen e Muro Dipinto di Dozza. Nga viti 2012 deri në vitin 2016 punoi si kuratore e Frontier, Linja e stilit, një projekt i veçantë kushtuar Writing-ut dhe Street Art-it ndërkombëtar. Ajo është korrespondente e revistës Flash Art dhe autore e një sërë esesh, botimesh dhe tekstesh kritike.

Claudio Musso është një kritik arti, kurator i pavarur, PhD në Arkeologji dhe Histori Arti. Aktualisht është profesor i Fenomenologjisë së Arteve Bashkëkohore dhe Teorisë së Perceptimit dhe Psikologjisë së Formës pranë Akademisë së Arteve të Bukura G. Carrara në Bergamo, ku mban rolin e koordinatorit të kursit të Pikturës. Ai ka marrë pjesë si komisioner dhe anëtar i jurisë në festivale dhe çmime ndërkombëtare (të tilla si LPM – Live Performers Meeting; roBOt – Digital Paths into Music and Arts; Contest Urban Art) dhe ka qenë i ftuar në panele konventash e konferencash në Itali dhe jashtë saj (mes të cialve Arte e spazio pubblico – Fondazione Scuola dei beni e delle attività culturali, Roma; Arte Urbana no plural – Instituto Politécnico de Leiria, Portogallo; Artscapes – An Interdisciplinary Conference on Art and Urban Scapes – University of Kent, Canterbury, UK). Punon si kolumnist për Artribune, bashkëpunon në redaksinë e NEU Radio për të cilën është autor i programit Die Straßenzeitung. Musso ka kuruar debate të ndryshme kulturore për Festivaletteratura, Johan & Levi, SMDOT. Botimet e tij janë të shumta, por ndër më të fundit përmendim: 141 – Un secolo di disegno in Italia (Corraini Edizioni, 2021 – con M. Pozzati) e Panorama. Approdi e derive del paesaggio in Italia (Danilo Montanari, 2019).

Share: