Home KRYESORE “MALL, DHIMBJE, DASHURI”. Nga Arsinoi Zengo Kallco

“MALL, DHIMBJE, DASHURI”. Nga Arsinoi Zengo Kallco

Më jep o zot pakëz fuqi
Më jep atë fuqinë të duroj dhimjen
Në kohë të mjegullt dhe me shi
Të mundem të qaj por zërin ma fshi!

O zot ku je ti kur unë kam nevojë
Afër meje të dua futur thellë në shpirt
Zot më jep durimin kur atë nuk e kam pranë dhimbjes ti vë një gur për së gjalli!

Më jeto o zot dashurinë tënde dua
Ai nuk mundi të duroj më kohën
Dëshirat e tij u zbëhen nuk mundi
Unë e doja o zot por koha e tij s’mundi!

Thuaji o zot se unë po vdes për të
Njerëz mbi mua janë mbledhur
Më pyesin moj vajzë vallë ç’farë ke?
Zot i imi ç’farë i the pa më zbehur!

E dua o zot më ndje mua ti
nëse kam faj më fal
Ai nuk diti të dashuroj si unë
Kurrë nuk i vë faj…

Një shpirt si unë në qoftë pranë
I uroj të ketë dashurinë në shtrat
Por unë jo më s’do jem për të
Në shpirt jam djegur e gjallë!

Dashuria ime ti të doja si e marrë
Të prita ndër vite ku ishe vallë?
Aromën tënde nuk e mbaj mënd
Tani doja të kisha por nuk je më!

Pseeee vallë ?!

ARSINOI

14/12/2024

Share: