Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka kërkuar nga një grup vendesh në zhvillim angazhim për përdorimin e dollarit amerikan si monedhë rezervë dhe kërcënoi se do të vendoste një tarifë 100% nëse ato përpiqen ta braktisin atë.
“Ideja që vendet e BRICS po përpiqen të largohen nga dollari ka përfunduar”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar akronimit për grupin ku përfshihen Brazili, India, Rusia, Kina dhe Afrika e Jugut.
Aleanca gjeopolitike është zgjeruar duke përfshirë Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ne kërkojmë një angazhim nga këto vende që ata as nuk do të krijojnë një monedhë të re BRICS, as nuk do të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose, do të përballen me tarifa 100%”, tha Trump.