Giuseppina Giudice ka lindur në Agropoli, ku aktualisht jeton. Ajo është pedagoge e Gjuhës dhe Letërsisë angleze në Liceun “A. Gatto” në Agropoli. Ka marrë çmime dhe mirënjohje të rëndësishme për poezinë, ndër të cilat po përmendim: një nga Rai në Romë, një tjetër me medalje nga Senati (Romë), më pas emërimi si “Akademike e Nderuar” (Romë – 2003) dhe Akademike Leopardiane (Reggio Calabria – 2011), një çmim tjetër për karrierën në vitin 2010 (Pomigliano d’Arco), çmimin “Përmendje Nderimi e Gruas” (2010 – SA).
I është dhënë Diploma e Ekselencës (Mihailesti – Rumani 2004), u përzgjodh fituese për Çmimin Spoleto 2021 dhe për Çmimin Modigliani (2022).
U shpërblye në Asisi me rastin e Çmimit “Segni di Pace 2024). U emërua Akademike Nderi në Universum Academy Switzerland (2024) si dhe u nderua me Çmimin “Universum Donna 2024” në (Lugano).
Ka botuar këto përmbledhje poezish:
- “Gocce di rugiada – Pika vese” (2004)
- “Ci saranno altri giorni… come un tempo – Do të jenë ditë të tjera… si dikur” (2007)
- “Nell’isola di pensiero – Në ishullin e mendimit” (Shtëpia Botuese Pedrazzi – 2019)
- “L’io lirico urla – Unë lirika ulërin” (edizioni WE)
Katër romane:
- “Profumo di ginestre e polvere da sparo – Profum gjineshtrash dhe tym baruti ” (Albatros 2010)
- “Amori in prima linea – Dashuri në linjë të parë” (Albatros 2013)
(të dyja të paraqitura në Festivalin e Frankfurtit dhe në Sallonin e Torinos) - “Una scelta d’amore – Një zgjedhje dashrurie” (2018 – 2020)
- “Una vita nuova – Një jetë e re” (PlaceBook – Roma 2020)
- “Racconti di vita tra ieri e oggi – Tregime jete midis të djeshmes dhe të sotshmes” – përmbledhje tregimesh (PlaceBook 2021)
- 3 libra me histori dhe përralla (PlaceBook)
Giuseppina Giudice është e pranishme në antologji të ndryshme italiane dhe të huaja.
PËR ANNA FRANK
Lule e brishtë, ende në gonxhe!
Vërshonte jeta jote e re
si ujë i pastër i një kroi të lulëzuar
drejt një deti grabitqar dhe të panjohur.
Dashuria, ëndrrat e tua
antidoti kundër frikës ishin,
që i errët gjarpëronte
në strehën e ngushtë.
Të ngadalshme, monotone, të njëjta ato ditë
të cilat ankth thithnin,
por natën yjet guximtarë vështroje
në qiellin e Amsterdamit…
“Çmenduria do të shuhet!
Dashuria dhe paqja do të triumfojnë përsëri!”
Kështu të pëshpëriste ai qiell mik
dhe ti jetën ëndërroje!
Ditë të panumërta i shtoje viteve të tua,
ëndërroje, imagjinoje një të ardhme!
Por urrejtja, mashtrimi, paratë
dashurinë mundën…
Dhe ti, trëndafil i ri në gonxhe,
që profum jete dhe dashurie kishe,
larg u vyshke
në atë indiferencë të tmerrshme dhe çnjerëzore.
KU ËSHTË PAQJA?
Në këto ditë tmerri dhe mizore pa kuptim,
Të kërkoj, o Zot im,
me shpirt të përhumbur dhe të frikësuar.
Dhe të gjej në majat e mbuluara me dëborë,
në kambanat e kishave të botës,
në ngjyrat e qiellit dhe të detit,
në shikimin e shumë fëmijëve të pafajshëm,
të uritur, të terrorizuar;
në sytë e popujve të ndryshëm
që përgjërojnë paqen.
Dhe unë të kërkoj me zemërim e dhimbje:
“Përse zogjtë e vdekjes janë gjithmonë
më të fortë se ata të së mirës?
Përse paqja duket vetëm një mirazh?
Përse lajmëtari yt i paqes
është pre e korbave të pamëshirshëm
dhe dega e ullirit të tij ka rënë
në oqeanin e pakufishëm të së keqes?”
DËSHIROJ TË BËJ TË LULËZOJNË ZEMRAT
Dëshiroj t’i bëj zemrat të lulëzojnë,
si lule në pranverë;
të shoh xhevahire paqeje që çelin
në çdo vend të botës
dhe ta mbush me aromën e tyre.
Dhe vëllezër të përqafohen,
të falin, të qeshin,
sëbashku të ecin…
Dëshiroj që paqja dhe dashuria
të triumfonin mbi urrejtjen, mbi mizorinë,
mbi projektet e pakuptimta të pushtetit,
mbi forcën e shëmtuar, mbi luftën.
Dëshiroj që të gjithë njerëzit
të ndërtonin sëbashku ura
të vëllazërimit dhe solidaritetit,
mbi humnerat e lashta të urrejtjes dhe dhunës.
Dhe qiej të ngjyrosur me paqe,
me perëndime paralajmërues
për një të nesërme të re,
pa më urrejtje, as luftë!
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese.
