Nga Silda Anagnosti
Eshte çasti!
Erdhi shperthyeshem si syth pranvere
qe nga gjiri leshon ngjyrat,
e kuqe, e verdhe, blu.
U ça erresira dhe u vesha me drite,
si tyli i bardhe i fustanit te nuserise
se virgjereshes se fundme.
Turpshem hodha hapin e pare,
zgjata gishtat e zbathur te kembes se djathte,
mbi guret e ftohte te rruges se madhe,
latuar nga hapat e ndrojtur te gjithe grave
qe ecen ketu para meje.
Pastaj lehte e shpejt,
si nje pende zogu pranveror
qe e shtyn era e ngrohte e perendimit,
eca mbi çdo gur te latuar
deri ne kufij,
deri te guret e ashper
qe grate para meje nuk i shkelen dot kurre.
E i shkela ata gure te ashper fort me kembet e zbathura,
t’i latoj sado pak,
per bijen time dhe bijen e saj,
qe grate pas meje te ecin larg,
te shtyjne kufijte,
te çajne erresiren,
e te çojne frymen time ne qiejt e parajses