Nga Dritan Haxhiraj
U rritëm e u shkolluam në Europën e Konrad Adenauer e atyre poltikanëve gjermanë që dhanë çdo gjë për Demokracinë.
Nuk e mendonim kurrë , të paktën brezi ynë i shkolluar në Perëndim, se lajmet që vinin ishin të vërteta.
Në vizitën time të këtij fund viti 2024, Gjermania që kisha vizituar edhe më përpara më trembi, më tronditi.
Me tronditi aq shumë , saqë Historia e Filmat e Lufës së Dytë Botërore mu duken afër reales.
Gjermania po ndryshon, njerëzit kishin frikë të flisnin.
Arroganca ishte ulur këmb kryq në zemrën e Europës.
Çfarë po ndodh në Gjermani?
Çfarë po ndodh në Europë?
Jemi afër skenarëve të 1933 të politikës gjermane?
Ajo që dokumentohet në këto foto ka të pabesueshmen, në qytet gjermane, në zemër të Europës.
Nisma mban datën 23 shkurt 2025, ditën e zgjedhjeve federale gjermane.
Një diskutim provokues, i rëndë dhe barbar , i cili ka zbarkuar në shtëpitë e atyre me të shkuar Migratore.
Një biletë deportimi me një drejtim, e datës 23 shkurt, 2025, ditën e zgjedhjeve federale gjermane, e vendosur në kutitë postare të afërsisht 30 mijë personave që kanë emigruar në Gjermani, ose gjithsesi me prejardhje migrimi.
Ky është provokimi i fundit i firmosur nga disa seksione të rrethit të AfD-së ultra të djathtë gjermane që po shkakton diskutime.
Kjo është ajo që njerëzit me prejardhje migrante në zonën e Karlsruhes gjetën në postën e tyre.
Fjalia e shtypur sipër biletës, ku pasagjeri tregohet si “emigrant ilegal”, thotë: “Vetëm riemigrimi mund ta shpëtojë Gjermaninë”.
Një kod QR më pas ju çon në faqen e internetit të Karlsruhe AfD, ku mund të shkarkoni biletën dhe të lexoni kërkesat e partisë të shoqëruar nga një lidhje për donacionet.
Të njëjtat bileta u shpërndanë edhe gjatë fundjavës në Riesa, në kongresin e ultra të djathtë që nisi zyrtarisht lideren Alice Weidel për garën për kancelarinë.
Policia e Karlsruhes ka nisur një hetim për gjuhën e dyshuar të urrejtjes.
Seksioni lokal i partisë, megjithatë, mbrohet duke përsëritur se nismat janë “legjitime dhe në përputhje me ligjin”.
Quo Vadis Deutschland ?