Nga Ilir Kadia
Mësuesi im privat i italishtes ishte Zoi Xoxe!Nuk ish vetëm imi por edhe i shumë të tjerëve por ngaqë më pëlqente shumë thashë kështu!E kishte shtëpinë tek Pazari Ri dhe në atë pak oborr kish hurma! Na merrte 100 leke të vjetra në muaj! Ishte tek të 80-tat por shumë i gjallë dhe bilbilonte tërë orës!
Gjithe paraditen e shihje në Bibliotekën Kombëtare me libra të rëndë lëshuar përpara! Prej disa vitesh po bënte fjalorin më të madh italisht-shqip që ne mezi po e prisnim! Pse e kujtova mësuesin tim këtë mëngjes?!
Unë nuk e dija kalvarin e jetës së tij që po ma tregon tani një mik i vjetër!
Zoi Xoxe paskesh qënë gazetar edhe në kohën e Mbretit edhe në atë të Italisë! Paskesh patur një shtëpi në zonën që tani quhet “Bllok”.Partizanët i paskeshin hyrë me vrull në shtëpi ndërsa ai priste të vinte karroca të merrte djalin e vdekur për në varreza!
I paskeshin kërkuar të zbraste shtëpinë në çast e ti hipte plaçkat në kamionin tek dera për në internim në Lushnjë! Shtëpia konfiskohej dhe do bëhej gati për Udhëheqjen!
Mësuesi im i paskej kërkuar të prisnin sa të vinte karroca dhe të varroste djalin tek “Varri Bamit” por ata i thanë urgjent t’a hipte në kamion djalin e vdekur dhe ta varroste… në internim!
Ferri i Dantes do ketë qënë me ligje më humane!
29 janar 2015