A e din’ ti se dashuria jote më rilindi?
Ndaj dorë nga ty nuk heq kurrë!
Edhe sikur të vdes sot,
Kujtimin tënd e kam të pavdekshëm,
Në çdo fjalë të hedhur
Nëpër fleta aty – këtu.
Eja dhe gjeji,
Lexoji dhe digji,
Pluhurin e tyre shpërndaje në detin tonë,
Atje,
ku kujtimet u ngjizën!
Dhe pastaj jeto,
Ato kujtime që për ne ishin të pamundura,
Se të dy,
Fuqinë nuk e gjetëm dot!
© Ilda Anna Maria Bushi, 2025