Home Gjeo-Ekonomia Lufta hibride mediale, një “makiavelizëm” i ri politik në zgjedhjet e vitit...

Lufta hibride mediale, një “makiavelizëm” i ri politik në zgjedhjet e vitit 2025

Nga Fadil Maloku

  1. Që nga viti 2017-2021, në Kosovë janë mbajtur gjithsejtë tri palë zgjedhje parlamentare, ku që të gjitha ishin të parakohshme, dhe me lloj lloj formulash koncesionale u krijuan katër qeveri e koalicionesh (jo) hibride. Dikush do thotë, që ishin rrethanat e tilla për të ushtruar koncesione (si ajo për; Gjykatën Speciale, Asociacionin e pranuar më 2013 dhe të nënshkruar më2015, pastaj ajo për Demarkacionin (ku na shkuan 8000 ha(!), Marrëveshja e Ohrit dhe së fundi Plani Franko-Gjerman…), pasi na kërkoheshin me trysni të butë e herë herë edhe të ashpër (si Open Ballkanin dhe Marrëveshjen e Uashingtonit që ende është në tavolinë…!?) nga miqtë dhe partnerët tanë strategjik. Ajo çka është më interesant, ende asnjë institut, apo institucion kompetent qoftë shtetëror apo civil shqiptar, nuk ka bërë ndonjë studim apo analizë kompetente shkencore, si për pasojat ashtu edhe për benefitet që eventualisht do të mund të kategorizoheshin në mënyrë racionale në (dis)favor të interesave shtetërore të Kosovës, e nëse doni edhe interesave afatgjata kombëtare të gjithë kombit shqiptar. Pse, nuk ka ndodhur ky lloj satisfaksioni jo vetëm moral por edhe social i shkencave tona, fajin duhet kërkuar padyshim te politika e cila shkencës jo vetëm që nuk i ka dhënë prioritet kombëtar, por, përkundrazi e ka periferizuar aq shumë sa që s’janë të rastësishme as rezultatet degraduese të PISA-s! Politiken (lexo: qeveritarët që marrin vota e kredibilitet qytetarë), po ashtu duhet fajësuar edhe për rezultatet e dobëta kur janë në pyetje zhvillimet socio ekonomike e në veçanti kompromiset mjerane politike të cilat për dekada të tëra po i përjeton Kosova. Odisejadë kjo ende është duke e vijëzuar “traditën” e kompromiseve (mendoj të dhimbshme) për interesat tona afatgjata kombëtare. Ashtu që cilado qeveri që do dal nga zgjedhjet e shkurtit 2025, do të jetë e “obliguar” të paguaj si tagrin e dobësive ashtu edhe atë të mangësive e koncesioneve gjatë periudhës se vendimmarrjes kur u kryen këto “transaksione” kërcënuese që do qëndrojnë “shpata e Demokleut” edhe për një kohë mbi interesat kombëtare. Pa asnjë dyshim, këtu e kam fjalën për “pazaret” e vitit 2013/2015/2024, ku në emër të interesave tona kombëtare, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut iu dhuruam tokë që historikisht kurrë nuk u ka takuar (!), kurse, Serbisë ia mundësuam futjen e “kalit të Trojës” (përmes Zajednicës së Isa Mustafes bashkë me Hashim Thaçin) mu në zemrën e sovranitetit (“thembra jone madhore e Akilit”) të shtetësisë se krijuar mbi gjakun e mijëra dëshmorëve. S’ këndejmi, shpresoj që në zgjedhjet e 9 shkurtit, për dallim nga ato të para katër viteve, nuk do ketë vetëm “engjëj” garues” që do fshihen pa paravanit dhe “hipotekës” së gabimeve në (krim, skandale, korrupsion, nepotizëm, kapje të institucioneve, etj.) keqqeverisjet e mëhershme, por, do ketë edhe “djaj me mëkate” (që opozita e identifikon me qeverinë) dhe gabime nga me të ndryshme. Dukë u bazuar në këtë baraspeshë (politike, po edhe morale e etike), kujtoj që zgjedhjet e vitit 2025 do jenë interesante edhe për një fakt të ri që shumica e mediave dhe analizave lokale, po e s’postojnë nga të qenit faktor kyç në procesin e animimit të elektoratit ende euforik, por i “pasuruar” edhe me sfondin e gjykimit racional. E ai faktor për mendimin tim, është niveli shumë më i lartë i vetëdijesimit qytetar si për “peshën specifike” që do e ketë e ka vota e tij në “peshoren” elektorale, ashtu edhe për mënyrën se si do të “fitohet” apo përvetësohet kjo votë. Por, ajo çfarë është me e rëndësishme në këtë narracion që pretendon të fuqizohet në periudhën e re emancipuese në horizont, ka të bëjë me kërcënimin që është duke u lansuar pa ndalur nga fenomeni i ri, i identifikuar si “luftë hibride politike“ apo “betejë” tejet e sofistikuar për “shpëlarjen e trurit” ndërpartiak, Qe po përdoret nga ca medie sociale lokale, si një mekanizëm i tërthortë për animimin dhe “pushtimin” e zemrave, simpative dhe përshtypjeve qytetare në zgjedhje.
  2. Natyrisht, gjatë këtyre “betejave” mediale midis qeverisë dhe opozitës po përdoren shumë (dez)informacione të pasakta (fake news)në mënyrë që qytetari i rëndomtë ta ndërroj si bindjen ashtu edhe përshtypjen e vetë personale për të (pa)bëmat e subjektit që ai (s) e rekomandon ditën e zgjedhjeve. Ky fenomen (i ri) në skenën tonë politike, supozohet dhe shpresohet (nga ata që e kanë lansuar) se do i ndryshoj (lexo: acaroj skajshmërish!) raportet midis subjekteve antipode ideologjike dhe midis opozitës e qeverisë. Ku kufiri midis asaj që identifikohet si krim, si korrupsion, e si sjellje deviante gjatë këtyre katër viteve duket se është “zbehur” dhe se në një farë mënyre ka arritur të baraspeshohet. Ky “suksese” i baraspeshës midis (hajde të themi) të “mirës dhe të keqes” në skenën tonë politike ka arritur edhe shkaku se qeverisja aktuale, nuk arriti për mendimin tim t’u ikë kurtheve të lakmisë dhe joshje
Share: