Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Vllehëve të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, z. Valentino Mustaka, Kryesia shqyrtoi dhe diskutoi mbi drejtimin e mëtejshëm të partisë dhe përfaqësimin e denjë të komunitetit tonë.
Me vota unanime, Kryesia vendosi të emërojë në krye të Partisë z. Avokat Edmond Petraj, një figurë me përvojë dhe përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit vlleh dhe forcimin e rolit të tij në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
Z. Petraj shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë dhe theksoi angazhimin për të çuar përpara kauzën dhe misionin e partisë, duke punuar për fuqizimin e identitetit, të drejtave dhe mirëqenies së komunitetit vlleh në Shqipëri.
Partia e Vllehëve të Shqipërisë mbetet e vendosur në rrugën e saj për të qenë një zë i fortë në politikën shqiptare dhe për të mbrojtur me vendosmëri interesat e komunitetit që përfaqëson.
Sekretariati i Partisë
Partia e Vllehëve të Shqipërisë