Home KRYESORE Sistemi apo Njeriu? Nga Enriko Ceko

Sistemi apo Njeriu? Nga Enriko Ceko

Sistemet janë korniza, rregulla, ligje, procese, procedura, ose teknologji të organizuara të dizenjura për të arritur qëllime të përcaktuara dhe specifike.
Disa nga pikat e forta të sistemeve mund të jenë, qendrueshmëria, përshkallëzimi, produktiviteti dhe përgjegjësia.


Në lidhje me qendrueshmërinë e sistemeve mund të thuhet se sistemet funksionojnë pa emocione ose paragjykime dhe kjo sjell uniformitet, gjë që derisa sistemet funksionojnë mund të sjellë zhvillim, por ndërsa sistemet bien, uniformiteti bëhet pengesë.
Në lidhje me përshkallëzimin mund të thuhet se sistemet për të trajtuar më shumë volum dhe kompleksicitet veprimtarish, përfshirë këtu edhe punën, kanë nevojë për përshkallëzim në të tëra drejtimet, përderisa volume dhe kompleksicitetet nuk kompromentojnë sistemin.


Në lidhje me produktivitetin mund të thuhet se sistemet janë efikase dhe eficiente në të tëra ato veprimtari për realizmin e të cilave kërkohet që të përmbushen detyra që përsëriten, sepse këto detyra mund të automatizohen dhe kjo sjell reduktimin e ngarkesës së punës njerëzore.


Në lidhje me përgjegjësinë mund të thuhet se sistemet funksionojnë mbi bazën e disa standardeve, ligjeve, procedurave, proceseve, regullave, metrikave dhe një performance të përcaktuar. Nëse këto standarde, ligje, procedura, procese, regulla, metrika dhe një performancë e përcaktuar nuk respektohen dhe / ose mungojnë, sistemi fillon dhe bie.


Disa nga pikat e dobëta të sistemeve janë ngurtësia, papërcaktueshmëria dhe varësia nga projektimi apo dizenjimi.


Në lidhje me ngurtësinë e sistemeve mund të thuhet se është pikërisht kjo ngurtësi e cila bën që sistemi të përshtatet dhe të veprojë në mënyrë funksionale dhe produktive vetëm në situata unike dhe të parakushtëzuara. Kur situatat ndryshojnë dhe nuk janë të parakushtëzuara, sistemet nuk funksionojnë.


Në lidhje me papërcaktueshmërinë mund të thuhet se është kjo ajo që bën që sistemet të mos jenë te ndjeshme dhe kjo ndodh sepse sistemeve ju mungon intuita.


Në lidhje me varësinë nga dizenjimi mund të thuhet se sistsmet e projektuara dhe dizenjuara keq nuk do funksionojë për një kohë të gatë.


Në lidhje me njeriun mund të thuhet se ai në çfarëdo sistemi, në një mënyrë apo tjetër, është përherë i përfshirë në vendimmarrje, zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e detyrat ndërpersonale.


Pikat e forta të njeriut janë, përshtatshmëria, empatia, krijueshmëria dhe gjykimi.


Në lidhje me përshtatshmërinë mund të thuhet se njerëzit përshtatet shpejt me rrethanat në ndryshim ose sfidat e reja.


Në lidhje me empatinë mund të thuhet se njerëzit në përgjithësi janë në gjendje të kuptojnë emocionet, kontekstin dhe dinamikat komplekse të jetës politike, ekonomike dhe sociale.


Në lidhje me krijueshmërinë njerëzit gjenerojnë ide ose zgjidhje novatore edhe përtej rregullave të paracaktuara.


Në lidhje me gjykimin mund të thuhet se njerëzit janë në gjendje që të gjykojnë bazuar në balancën e faktorëve, duke arritur që të kuptojnë edhe nuancat e këtyre faktorëve.


Ndër pikat e dobëta të njeriut rendisim mospërputhjen, kufizimet e kapacitetit dhe përshkallëzimin.


Në lidhje me mospërputhjen mund të thuhet se njeriu shpesh mendon ndryshe nga sa vepron, duke krijuar kontradikta mes qëllimeve dhe sjelljeve të tij.
Në lidhje me kufizimet e kapacitetit mund të thuhet se mendja njerëzore ka kufij në përpunimin e informacionit, gjë që mund të çojë në vendime të nxituara ose gabime logjike.


Në lidhje me përshkallëzimin mund të thuhet se emocionet ose konfliktet mund të rriten në mënyrë të pakontrolluar, duke e bërë të vështirë ruajtjen e qetësisë dhe arsyes.


Duke parë me kujdes këto karakteristika të sistemeve dhe njeriut, mund të thuhet se:


Sistemet mund të kenë përparësi në ato raste kur:

  1. Detyrat janë të bazuara në rregulla dhe janë të përsëritura.
  2. Kërkohet efikasitet dhe qëndrueshmëri.
  3. Është e nevojshme që të bëhet automatizimi i proceseve ose të operohet në shkallë të gjerë.
  4. Vendimet që duhet të meren nuk kërkojnë kontribut kompleks social ose emocional.

Njerëzit mund të kenë përparësi kur:

  1. Situatat janë komplekse, të paparashikueshme ose unike.
  2. Inteligjenca emocionale dhe ndërtimi i marrëdhënieve janë kritike.
  3. Nevojitet kreativiteti dhe inovacioni.
  4. Kërkohet gjykimi kontekstual.

Pra, një përzierje logjike e sistemeve dhe njerëzve do ishte një zgjidhje më e mirë. Kjo në fakt është edhe qasja më e mire, një kombinimi i vetive më të mira të njeriut dhe sistemit, në mënyrë që të përdoret sistemi për strukturën, efikasitetin dhe përshkallëzimin dhe njeriu për mbikëqyrje, kontroll human dhe krijueshmëri.


Në të tëra variantet e kombinimeve njeri – sisteme synohet (1) përshtatshmëria (evoluimi me ndryshimin e situatave dhe nevojave), (2) efikasiteti (rezultate të qendrueshme dhe efektive), (3) zhvillim (rritje pa cënuar performancën), (4) transparencë (implementim i rregulla të qarta dhe llogaridhënie reale) dhe (5) miqësim me përdoruesit (kur sistemi dhe njeriu e kanë të lehtë

Share: