Më mungon engjëlli im, më mungon.
Si të rroj, kemi mbetur unë dhe muza,
Ku je mes galaksive, si të gjej përtej yjeve
Pse ajri dridhet bashkë me mua
kur emri yt më shkërmoqet vargjeve?
Shpirti yt më prek si flladi vere
Mollëzat perskuqen e të kërkojnë me ndrojtje
Buzët hapen si petale nga freskia mëngjesore
Eh, aroma jote ngulur në kujtesë.
Të kërkoj nën lëkurë me shpresë
Por, s’po mund,
me sytë që ngulen kaltërsise së pafund.
E vrapoj në pyllin e sapo larë prej shiut
mes drurëve e pishave të reja te ndjej
e gjineshtrave aromēn ja rrëmbej.
E nuhas gjithshka shtrirë mbi bar të njomë
Aroma jote një kujtim i largët
më ngroh nderkohe.
Dy engjëj ta dish me vijnë çdo mbrëmje
e pështjellin jastëk e çarçafe të paduruar.
Po unë të dua ty ëndrra ime e shkuar,
të dua vetëm ty të më vish çdo natë
me hapa engjëlli ashtu fshehurazi
në një përqafim të ëmbël
në gjumin e parë ,
E gjumin e dytë në një puthje pa mbarim,
symbyllazi frymë më frymë
deri në agim.
E në zbardhje do të lë të ikësh me ikjen e engjejve,
se engjëjt ëndërrat e tjera në ameshim
ua lënë dëshirës së njerëzve.
Ju lutem me figura jo ju lutem
Vargjet jane copëza shpirti.
Me shume respekt….
115- Zerat e nates
Shëët..
Mos ma zgjoni natën ,
ju zëra të fjetur,
të paftuar sonte,
shtratit të vakët mbrëmjes vonë
Se nuk jam e lirë
skllave e muzës jam ,
ma vesh pa dëshirë ,pa kushte
lakuriqësinë time të mistershme,
Mos trazoni magjinë e kultit!
Se vargu fle zbuluar me mua
e ajrin përreth dritheron,
e ngre kryet gelozia.
Kam frikë se më ikën,
n’arratinë e natës e vritet
si zogu krahëthyer,
i kapur në kurth,
kur përplaset dritareve me duf.
Se ëndrrën pastaj ,
ma le të bardhë, të vetmuar
si vejusha krahapur
në gjunjë kruspull nga pritja.
116 -Uni im
… para një zemre të trishtuar,
pa fjalë, mbetet ngujuar ;
meket para të qarës së një fëmije
e bëhet klloun e hidhet si akrobate,
s’i paska harruar gugatjet foshnjarake!
para dy buzëve që puthen
në cep të rrugës,
hiqet indiferent,
e pastaj sheh veten në një film
në puthjen e ëndrrës.
Uni,
krenar kalon para një fytyre të plakur
harron j rrudhat e shpirtit që këlthasin buze varur.
E veten përcëllon me mashën
harruar në flakët mbi oxhak,
Dhe me bën të pëlcas herë herë
si gështenjat në zjarr.
Uni im,
piramidë stërmadhe brënda meje,
si merr frymë
si s’plas brenda këtyre mureve
ngritur ndër vite,
pa më pyetur kurrë!?.