Ajo i ngjanë vesës së mëngjesit
Kur degët i freskon në pikun e Verës.
Ajo është herë furtunë e herë fllad pranveror,
Ajo ka sharmin e bukur të mijëra luleve,
Ajo kur ecën me taka sjellë behar në zemër,
Ajo nuk di se çfarë është urrejtja,
Në zemrën e saj ka veç mirësi e ngrohtësi,
Ajo të mbush, të plotëson e të bën ta duash jetën,
Ajo nuk thotë kurrë u lodha edhe pse është forca kryesore,
Ajo nuk dorëzohet edhe kur në jetë me sfida sprovohet
Ajo e di se në këtë botë ka një peshë të madhe,
Ajo e di se me dallgë, stuhi e furtunë përballet
Ajo e di se është bijë e një dere, është motër e vëllezërve, është motër e motrave,
Ajo është bashkëshorte,
Ajo është Nënë e fëmijëve
Ajo është teze e është hallë,
Ajo ëshë dashuria pa kufi dhe lumturia e fëmijëve të saj,
Ajo është gëzimi i derës dhe fisit ku ka lindur,
Ajo zbukuron dasmat dhe di të qajë, edhe tek koka e prindërve të saj,
Ajo është forca dhe mbështetja e partnerit që ka në krah,
Ajo është muza e çdo poeti,
Ajo është kuptimi i Jetës…!