Nga Sinan Kërpaçi
Si Lasgushi i madh nuk i kam tre:
një qen, një bastun dhe një liqen
që ma dëgjojnë fjalën.
Sidomos një bastun, një bastun!
Poetit i dëgjohet moderne e folura,
e folura që ne e dëgjonim në ëndërr
më shumë.
Dua të bërtas
pa qenë diktator,
por Lasgush!
Bastuni i tij godet mbi tokë
drang-drung me zhurmë
sikur kërkon
vetë kohës që jetojmë
t’i hapë trutë,
ta sjellë në vete edhe në shekullin e ri
këtu tek ne.
Si Lasgushi i madh unë s’i kam tre
për të bërë magji që zë.