Sprovë letrare nga Elvira Zeneli
Ishte ora 3-e e mëngjesit të sotëm. Kaq i bie të ishte këtu në New York, sepse në Tiranë ishte ora 8-të e mëngjesit, meqenëse këtu ku jam këto ditë me pushime, ora ka ndryshuar më parë se në Europë, dhe diferenca me Tiranën nuk është 6-të por 5-së orë.
Në telefon më vjen një sms. Zgjas dorën dhe marr telefonin në duar. Me sytë e përgjumur për momentin trembem se mos ndonjë laj i keq, meqenëse familja, miqtë dhe shoqëria e dinë që nuk jam në Tiranë dhe nuk më shqetësojnë, por do jetë një gjë serioze. Këto mendime më erdhën në çast kur dëgjoj tingullin e sms-ë në telefon.
Marr telefonin dhe shikoj një sms nga senatorja e klasës, nxënësja Siari.
Zemra më rrahu fort, meraku se mos ka ndodhur ndonjë gjë dhe unë nuk jam aty, por duhet të flas urgjentisht me nxënësit.
E hap mesazhin dhe lexoj këto fjalë: E dashur mësuese Eli! Të kërkojmë falje për shqetësimin sepse e dimë se atje ora është 3-e e mëngjesit, por ne donim të ishim të parët që të uronim sot për Ditën Botërore të Poezisë.
Prandaj Gëzuar mësuesja jonë e dashur dhe paçit sa më shumë frymëzim dhe muzê poetike!
Na ka marrë malli shumë dhe e ndjejmë mungesën tënde në çdo orë të ditës. Na mungon prezenca jote, orët mësimore si dhe këshillat e tua për çdo ditë, pa lënë mënjanë buzëqeshjen tënde prindërore dhe si mësuese e dashur.
Të duam shumë dhe mezi të presim të rikthehesh në Tiranë!
Me shumë dashuri nxënësit e klases V-ë A, Don Bosko, Tiranë!
Këto fjalë kaq të ëmbla, të pastra si ujë i burimit të bjeshkëve më lumturuan shpirtin, më rinuan dhe më befasuan me dashurinë e tyre të kristaltë, duke qenë të parēt me urimin e tyre në këtë ditë të veçantê.
Pas këtij urimi të bukur, nuk kishte më gjumë për mua, por i telefonoj koleges sime zysh Almës. Një mësuese energjike e palodhur dhe e përkushtuar në max, edhe pse i ka disa vite në arsim, lodhja nuk ekziston për të, me një qetësi dhe mençuri hyjnore, ajo e priste telefonatën time.
Zysh Alma, kështu i thërrasim edhe ne koleget e saja, për shkak të viteve dhe eksperiencës që ajo ka në arsim, e njeh mjaft bukur botën time shpirtërore dhe lidhjen që kam me nxënësit.
Sa po i shkon zilja, e hap menjëherë telefonin, dhe e shikoj mes nxënësve si diell që ndriçon botën me dijet, me kulturën dhe fisnikërinë e saj.
Sytë m’u përlotën kur e pashê në mes të nxënësve duke më përshëndetur dhe duke ju thënë atyre sa shumë ja zbukuruam ditën mësueses tuaj të dashur, për të cilën pyesni çdo ditë dhe numëroni ditët sa i kanë mbetur për të qenë në mesin tuaj, ku unë jam sot me ju.
Siari me ato flokët e saj të arta, e shkathët, me një artikulim mjaft të bukur, mundohej t’më shpjegonte për këtë ide të bukur, por nuk e linte Blini i cili është super energjik, një enciklopedi është ai djalë, nuk lë libër pa lexuar për të marrë njohuri për gjithçka. Siandra kaçurrja dhe aktorja jonë në dramatizime ku merr rolin kryesor nuk rri pa më imituar mua kur hyj në klasë dhe i pyes se si ndjehen sot…
Shikoj Elektrën të urtën, të mençurën që afrohet pranë kamerës së telefonit dhe më përshëndet me mall. Pranë saj është Endri me batutat e tij si të jetë një djalë 20-tê vjeçar mban me humor gjithë shkollën.
Kreoni djali serioz që ju thotë hapuni se më keni zënë, dua të flas me mësuesen: – kur do na vish mësuese, se na ka marrë malli: – edhe pak ditë, Kreon.
Një atmosferë e bukur dhe e këndshme, m’u duk vetja sikur isha në atë çast në mesin e tyre, e rrethuar me zërat gazmorë të fëmijëve.
Janë pikërisht fëmijët që na mbajnë gjallë me shpirtin, me sinqeritetin, me dashurinë dhe buzëqeshjen e tyre të dëlirë.
I falenderova me shpirt jo vetëm nxënësit e mi, por të gjithë fëmijët kudo që janë, sa të bukur dhe të dashur na e bëjnë profesionin e shenjtë të mësuesit.
Gjithashtu falenderimi shkon edhe për zysh Almën që ishte pjesë e kësaj surprize dhe e kolegeve të tjera që më përcollën me mesazhet e tyre, përshëndetjet më të sinqerta dhe më të dashura.
Ju lutem dhuroni dashuri, sepse gjithçka ju kthehet në mirësi dhe qetësi e shpirtit tuaj!
Mirënjohje pa fund kolegëve dhe nxënësve të mi që ma zbukuruan këtë ditë në këtë kontinent të largët, por me shpirt dhe zemër jam pranë tyre në çdo moment dhe në çdo çast të ditës.