Home KRYESORE BOHEM ME POEZINË

BOHEM ME POEZINË

Kisha parë të të kapin lloj, lloj ethesh nga frikërat!
Frika e mbijetesës!
Frika e suksesit!
Frika mbas triumfiit!
Frika mbi humjen e shëndetit!
Frika mbi vdekjen!
Por si frika e humbjes së ndjenjës më të bukur që është bërë lëkura dhe gjaku yt nuk mund të ketë!
Është si të shkëputësh një pjesë të trupit tënd për së gjalli!
Nuk di pse forca e ndjenjës i qëndron kaq afër shpirtërores!
Është dhimbje vrastare, të lëndon në thellësi!

Si vajzë joshëse që jam, ngjarë me vijën vezullore që kulmin e dielltë kapërcen e shndrrit zemrat djaloshare.
Hezitoj ardhjen e verës!
Dua të rrokullis botën për tu ankoruar në thellësi të detit tënd ëngjër,
Para se moti të ndryshojë klimë,
e vellojë rozë e ditës të ketë pjekur faqet!
Dua të mbështetem në mbretërinë e mendimit tënd të virgjër.
Të ulem pafajësisht krahëve të tu!
Para se stuhia të vijë, të hedh spirancën!