Do të pres në breg,
në kufijtë e përthyerjes,
mbi kurbën e kthesave,
që rrezet marrin ndajnatë.
Asnjë frikë smë ka përgjunjur
më shumë sesa shpresa,
që kalamendet baticës ,
se ti do të vish, me agimin e parë.
Asnjë aromë e jodtë, a fllad drithërimash,
kur vala kreshpërohet,
prej dhembjesh kripëzuese,
që loti i pagojë ia hedh mallit..
Endacak bregu pa ty.
Kjo stinë lunatike i ra detit, si harresë,
në gropat e syve..
Por unë do të jem aty,
të tregoj kthimin me aroma.
Edhe dashuritë udhëtare
mbërrijnë një ditë në shtëpi…