Home Gjeo-Ekonomia 🇭🇺 CPAC Hungary 2025! Nga Jonathan Pano

🇭🇺 CPAC Hungary 2025! Nga Jonathan Pano

Me gjithë angazhimet që kam në Shqipëri – në politikë, në kauza dhe në shërbim – ishte e domosdoshme të jem këtu. Sepse ajo që po diskutohet në CPAC Hungaria nuk është thjesht për Hungarinë, por për të gjithë ne që besojmë në vlerat konservatore: se kombi, familja dhe besimi janë shtylla, jo mbetje të së shkuarës.

Në këtë konferencë po flasin zëra të fortë të konservatorizmit global: Viktor Orbán, Santiago Abascal, Ben Shapiro, Eduard Habsburg, Alina Bricman, Miklós Szánthó e shumë të tjerë – figura që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën në një botë që po relativizon gjithçka.

Në qendër të diskutimeve janë shpopullimi, lufta ndaj ideologjive të imponuara, mbrojtja e kufijve dhe sovranitetit kombëtar, rilindja e burrnisë dhe e rolit të natyrshëm të familjes, dhe mbi të gjitha, një Europë konservatore që nuk i lë rrënjët pas.

Këto janë debatet që duhen sjellë edhe në Shqipëri. Sepse nuk mund të ndryshojmë realitetin, nëse nuk marrim pjesë aty ku po vendosen vijat e frontit.