Nga Fejzo Subashi
Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit, me plot krenari të ligjshme, festoi një jubilar të rëndësishëm , me shumë risi dhe kontribut për Vendin dhe historinë e tij.
100 vjetori i Kontrollit të Lartë të Shtetit përbën një ngjarje të rëndësishme për historinë e shtetit shqiptar dhe një arsye legjitime për krenari kombëtare. Si një ndër institucionet më të hershme dhe më të qëndrueshme të Republikës. KLSH sot, është ndër të vetmit institucione që ka ruajtur pavarësinë e tij kushtetuese dhe ka mbetur përherë në shërbim të qytetarit dhe interesit publik.
Ai është i vetmi institucion, ku qytetari i beson dhe politikën e bënë të hesht . Kjo falë kontributit të çdo pjesëtari të këtij institucioni dhe titullarit të tij, Prof. Arben Shehu, ku si as një herë tjetër në historinë e këtij institucioni, jo vetëm që nuk vjenë nga radhët e klasës politikr, por as nuk është pjesë e saj. Prof. Arben Shehu jo vetëm që erdhi nga radhët e larta të qarqeve dhe stafeve akademike, por me performancën, sjelljen dhe qasjen e tij, i solli dhe i dha tjetër frymë e dimension këtij institucioni.
Ky institucion sot, gëzon respektin dhe besimin e mbarë opinionit dhe qytetarëve të vendit. Ai gjen bashkëpunimin dhe ndinjitetin, me të lartë, si i barabartë me partnerët dhe homologët e Evropës dhe Botës. KLSh~ja gëzon respektin dhe besueshmërinë e lartë të organizmave dhe organizatave Europiane dhe Ndërkombëtare, e në mënyrë të veçantë të BE- së.
Sot , KLSh~ja është një garanci e madhe, me veprimtarinë rolin dhe kontributin e saj, që Shqipëria të jetë e suksesshme dhe të avancoj në hapjen e negociatave dhe hyrjen në BE.
KLSH është sot i vetmi institucion auditimi kushtetues ku qytetari shqiptar ka ruajtur një ndjenjë reale besimi. Përtej formës zyrtare dhe raporteve periodike, puna e tij ka ndikuar konkretisht në rritjen e transparencës, në shmangien e abuzimeve me fondet publike dhe në forcimin e kulturës së llogaridhënies.
Në një realitet ku institucionet shpesh përjetojnë krizë legjitimiteti, KLSH qëndron si një shembull pozitiv, i besueshëm dhe profesional.
Për më tepër, ky institucion është kthyer në një pikë reference në procesin e integrimit europian të vendit. Me një partneritet të plotë me homologët e tij në Bashkimin Europian dhe më gjerë, KLSH luan një rol të pazëvendësueshëm në përafrimin e praktikave të mirëqeverisjes dhe kontrollit financiar me standardet më të larta ndërkombëtare.
100 vite nuk janë vetëm një përvjetor, por një dëshmi se si institucionet që ndërtohen me përgjegjësi, përditësohen me dije dhe mbrohen me integritet, mund të bëhen themel i fortë i shtetit dhe shoqërisë demokratike. Kjo është merit pa përjashtim e çdo punonjësi të KLSH- së me në krye titullarin e saj Prof. Arben Shehu.
Do doja që ky jubile të shërbente që KLSH- ja jo vetëm të festonte dhe të vetëkënaqej, por të luftojë për të arritur më shumë në dimensionin e kontributet e saj në të tre komponentët e objektit të saj funksional.
Ky jubile tregii dhe vërtetoi se KLSH- ja ka nevojë për më shumë mbështetje nga institucionet e tjera kushtetuse dhe ligj zbatuese, që misioni i saj kushtetues të jetë ai që ka në objektin e veprimtarisë, si mundësisë që ka të bëjë ky institucion. Krerët e lartë të Shtetit dhe gjithë klasa politike duhet ta tregojnë me vepra mbështetjen e KLSH- së, jo vetëm ti referohen kontributit të saj për të bër politik dhe për të fituar e përfituar suport e kredo politike. Jo vetëm KLSH- ja, por edhe qarqet universitare dhe akademike, duhet të mbështesin dhe lançojnë punën, rolin e kontributin e KLSH- së, nëpërmjet bashkëpunimit, konferencave, simpozumeve dhe kontributit të ndërsjellt në burime njerëzore dhe logjistike.
Tempulli i ligjëvënsit, si institucioni, ku KLSh- ja është dhe ka ndëvartësi, më shumë sesa raporteve dhe miratimit të raporteve vjetor, duhet që ti japi dimensionin që miraton këtij institucioni , që puna e kontributi i saj të mos jetë thjeshtë konstatus, apo të mbetet thjeshtë për lojë politike dhe rol propagandistike…
Qeveria nuk duhet ta shikojë KLSH- në si një instruction që bënë filtrin e punës së Qeverisë, po si një partner që kontribon shumë në mirë administrimin e menaxhimin e vendit, si të burimeve financiare dhe atyre njerëzore.
Nuk më mbetet gjë tjetër, por edhe unë t’iu uroj KLSH- së Gëzuar 100 vjetorin dhe sa më shumë suksese, rezultate dhe fitore në jubilare të tjera.
Nga Fejzo Subashi
Tiranë më 21. 05. 2025