Home KRYESORE MOSMIRËNJOHJA! Nga Elvira Zeneli

MOSMIRËNJOHJA! Nga Elvira Zeneli

Një shqiponjë qëndronte në majë të një shkëmbi dhe priste çastin të sulej mbi një lepur, që po vërtitej buzë pyllit.
Një gjahtar i fshehur në pyll qëlloi me shigjetë mbi shqiponjën dhe e plagosi për vdekje.

Shqiponja hodhi një shikim mbi zemrēn e saj dhe pa se maja e shigjetës ishte pendë shqiponje

  • Është një dhimbje e madhe pēr mua, sepse duhet të vdes nga penda ime.

MOSMIRËNJOHJA

Njeriu mirënjohës nuk e harron të mirën, e di se çfarë është e mira dhe ai kur ka mundësinë bën mirë, dhe të mirës ia kthen me të mirë, dhe minimalisht mirënjohësi të paktën bën falenderim në respekt të së mirës.
Nga mosmirënjohësit shumë më të ligë dhe më të këqinj prej tyre janë mosmirënjohësit intelektualë, mosmirënjohja e intelektualizmit egoist dhe negativ i cili mbështillet e maskohet me hipokrizi.

Ata jo vetëm që janë mosmirënjohës por edhe e mohojnë mirësinë dhe ndihmën që ata kanë marrë prej të tjerëve, por arrijnë deri aty sa që kanë edhe urrejtje dhe inat ndaj tyre. Njeriu me moral të dobët është mosmirënjohës i madh.

Ai miqësinë e ka servile dhe me ndryshimin e rrethanave mohon të mirën dhe bën edhe spiunimin e tradhtinë, pra e shet dhe e “tradhton” mirënjohjen për të cilën vetëm sa shtirej për përfitim dhe për një interes të ulët..

Mosmirënjohja është tipar i njerëzve hipokritë, egoistë dhe amoralisht të prishur, dhe kur shoqëria ka me shumicë individë të tillë, ajo shoqëri është e destinuar që të vuajë me meritë nga padrejtësia pasi në një shoqëri apo shtet të tillë zor se do të ketë miq e dashamirës per një kohë të gjatë, sepse ata nuk njohin respekt dhe as miqësi dhe shoqëria mosmirënjohëse vuan nga tradhtia e pabesia ndërvete, mes antarëve të saj. Mosmirënjohësit janë armiqtë të të vërtetave dhe të së drejtës dhe si të tillë ata janë zullumqarë.

Mosmirënjohja është mosrespekt, hipokrizi, mashtrim, tradhti, pra mosmirënjohja është ajo të cilën filozofi më i madh në botë Imanuel KANT e ka përcaktuar saktë kështu: “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.

Mosmirënjohja nuk është as më shumë dhe as më pak një “MAKUTËRI”, njerëzve me shpirt të vegjël, që nuk më larg por deri tek maja e hundës së tyre. Janë ata njerëz që bëjnë biznes me shpirtin, ndjenjat, zemrën, jetën e të tjerëve. Sa më shumë të shkruash, aq më shumë të shtohet dhimbja e kokës për këto lloje speciesh kështu mund ti quaj, se njerëz nuk mund të quhen në kuptimin e plotë të fjalës.