Home KRYESORE Pasdite vere… Nga Elvira Zeneli

Pasdite vere… Nga Elvira Zeneli

Dikur fluturonin fletët vjeshtës pluhur prej ari ngjitej n’gishtërinjë
E tash ari prej rrezeve t’erës lëkunden n’cepave fustani
Një zonjë në hije shtogu!

Më bëhet se stinën kanë një linjë trenash që puthen e ndahen atje në fund të një përspektive në horizont…
E verës së freskët i bajmë himnin e dashurisë
Në vals të gushëbardhash dhe ojna që bien si yje në det!
Pse, kush ka për të parë me mirë se nje poet Dritëroi, verën tek pjeken në takem prek kafe
E mbyll sytë duke e prek një gotë me kristale të ftohta, për himnin e valsit në një ditë vere..
e ritmi i takeve ndalet në një qetësi penelope tek hek sheshit shprushe flokët e shterohet në re të bardha…
Kumti yt si vetëtimë dhe si rrufe më vjen
Eh, ky flirt s’e tundon dot dashurinë
Nuk e dua tërthorazi kuptimin e fjalës
Gjilpëra tërmete më vijëzon në shpirt
E përkëdhel dhimbjen që zgjohet befasisht
Siç e lēmon drurin e fortë prej nyjesh…
Vargun e tharë s’mund ta shikoj nëpër rreshta
Shkëndijën pêr krijim ta dhashë në rrugën e qumështit
Në të vetmen yjësi…!