Të puthurën kurrë s’e kam marrë si lodër,
s’e kam përdorur asnjëherë fjalën “i lodhur”
dhe as togfjalëshin “nuk kam vend”,
e kam tundur zilen e saj kodër më kodër
sa ato dhe veten i kam lënë pa mend.
Të palodhurën e shëtis në pesë kontinente.
Në heshtjen pritje besoj më dëgjuat kur thashë:
mbresëlënësen të gjithë e dua për vete.
Në çdo kontinent kam kërkuar një pistë
me dëshirën e madhe për të zbuluar planete.
Zilen time kodër më kodër ato e kanë dëgjuar,
pa “JO” bashkë kemi tradhtuar kur u fola.
S’e thashë me zë atë lart, por si me vete: e tha “PO-ja”, e tha puthja që s’e lodha
në kërkimin tim të gjatë për planete.