Kur papritur gjendesh në portale me lajmin se nënkryetarja e partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” jep dorëheqjen, ndërsa nëna e saj nuk e bën të njëjtën gjë nga mandati përmes listës së mbyllur, ndjej detyrimin moral të sqaroj me qartësi:
Dorëheqja ime nga pozicioni politik është një zgjedhje e vetëdijshme, në përputhje me statutin e partisë pas humbjes në zgjedhje. Zgjedh të jem një nga ata pak njerëz në politikën shqiptare që nuk mbajnë poste për hir të pushtetit, por largohen me integritet duke i qëndruar fjalës,parimeve dhe statutit.
Nëna ime, ndërkohë, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i marrë përmes listës së mbyllur, për t’i hapur rrugë listës së hapur një parim që e kemi mbështetur dhe kërkuar gjithmonë: qytetari të zgjedhë vetë përfaqësuesin në Kuvend.
Në një vend normal, ky do të ishte një akt qytetarie dhe morali politik. Por, për fat të keq, jemi mësuar me një realitet tjetër: drejtues që nuk tërhiqen as pas humbjeve të përsëritura.
Ka ardhur koha që kjo kulturë të ndryshojë dhe jo vetëm në letra e statute, por me vepra konkrete.
Faleminderit për suportin dhe mesazhet pozitive të gjithëve në këto dy ditë. 🙏