Home KRYESORE NJË MËSIM I MIRË! Nga Elvira Zeneli

NJË MËSIM I MIRË! Nga Elvira Zeneli

  • Hej, Agim! – thirri Blerimi shokun e tij, që po nxitonte në rrugë. – Do të vish të luajmë?
  • Do të përgatitem për konkursin, – u përgjigj Agimi. – S’kam kohë.
    Blerimi tundi kokën dhe mendoi: ” Çfarê njeriu! E lodh trurin edhe pêr konkursin. Nuk kam parë më budalla se ky.” Iu dhe i tha:
  • Mirë që mësimet i përgatit rresht për rresht, se do të marrësh vetëm 10- ta, po edhe për konkursin shqetësohesh? Do të lexosh gjithë ata libra për dy – tri pyetje që do të të bëhen! – E zuri për krahu dhe i tha në vesh: – Ty të kam shok të ngushtë dhe do të t’i tregoj pyetjet e konkursit.”
  • Jo, do t’i lexoj vetë librat, – tha Agimi i vendosur. – Nuk i lexoj për konkursin, kam dëshirë vetë. – Ngadalë se do të rrëzohesh, mos na shit kaq shumë mend, – i tha Blerimi, i pakënaqur që shoku i tij nuk ia diti fare për nder ndihmën që i premtoi. Dhe, duke përplasur topin në tokë, u largua për në parkun e lojërave.
    Edhe për disa ditë dhe do të zhvillohej konkursi i miqve të librit midis 6 – të klasave të pesta të shkollës. Mësuesja u kishte dhënë për të lexuar pesë libra të rinj. Agimi kishte lexuar tre prej tyre dhe po shkonte në librari të blinte dy të tjerët. Do t’i lexonte dhe do të mbante shënimet në fletoren e tij. Sa me dëshirë i lexonte dhe e bënte këtë punë. Kurse Blerimi me dëshirë kishte vetëm lojēn me top. Sado që prindërit i sillnin në shtëpi lloj – lloj librash të bukur për t’i lexuar, ai një të mbaruar mësimet, merrte topin dhe kërkonte shokë për të lozur.
    Afër parkut të pallatit Blerimi takoi Armandin, një shok tjetër të klasës. ” Epo kështu, ku më dalin përpara këta që e kanë mendjen te librat”, mendoi. Megjithatë iu afrua:
  • Mandi, u përgatite për konkurs? – e ngacmoi.
  • Jo, jam shumë prapa. Nuk i kam lexuar ende librat. Sa t’i marr se i lexoj me një frymë.
  • Do të lozësh me mua?
  • Jo, do të shkoj në bibliotekën e lagjes, – iu përgjigj Mandi.
  • Mbyllur në shtëpi, mbyllur në bibliotekë. Eja të lozësh, eja se do t’i jap unë pyetjet, – i tha dhe e shikoi shokun në sy. Mandi u bë kureshtar. Blerimi vazhdoi: – Mami i kishte lënë dje mbi tryezë pyetjet. Unë i lexova dhe i kopjova një e nga një. – Vërtet? Po mami të pa? Mos ka dyshuar?
  • Në shtëpi isha vetëm unë, – e siguroi. – A e di si do të përgjigjesh? Shkëlqyeshëm! Ke për t’ua kaluar të gjithëve…se sado që t’i lexosh librat, në konkurs nuk të kujtohen të gjitha. Të bien ca pyetje që s’ta merr mendja.
    Mandit i erdhën për zemër këto fjalë. I premtoi se do të luanin së bashku çdo ditë, por kërkoi që edhe ai ta mbante fjalën. Ndërsa Blerimi iu lut që këtë të fshehtë ta dinte vetēm ai.
    Salla ku do të mbahej konkursi ushte mbushur plot e përplot me nxënës. Agimi, Armandi, Vera, Arta dhe Teuta u ulën në tryezën që kishte tabelën “Grupi i parë”. Përballë kishin skuadrën tjetër kundërshtare.
    Hera e parë që marr pjesë në konkurs, – tha Teuta.
  • Ç’keni ju, më keni mua! Po deshët u përgjigjem unë të gjitha pyetjeve, – u mburr Armandi.
    Drejtuesi bëri pyetjen e parë për të dy skuadrat. Në sallën e madhe u vendos qetësia. Nxënësit e të skuadrave ishin shumë të vëmendshëm. Kur drejtuesi mbaroi së lexuari pyetjen, tri vajzat fërkuan pêllëmbët e duarve nga gëzimi. Edhe Agimi buzëqeshi. Të katër shikuan nga Armandi, si për të pyetur: “Hë, do të përgjigjesh ti për këtë?”
    Armandi ishte mbledhur si iriqi. S’dinte ku të fuste kokën, s’dinte ku të fshihte duart. “Si ka mundësi, këtë pyetje nuk ma dha Bkerimi. Ta ketë harruar?”
  • Hë, Armand do të flasësh? – e pyeti Vera.
  • Po përgjigjem unë, – ndërhyri Agimi, i cili e kuptoi se Armandi nuk ishte në gjendje të fliste. Djali fliste rrjedhshëm dhe bukur. Një duartrokitje e gjatë shoqëroi vlerësimin qê i bëri juria.
    Armandi e mblodhi pak veten. Vendosi që pyetjes tjetër t’i përgjigjej ai. Me siguri që duartrokitjet do të ishin edhe më të stuhishme për të.
    Por ç’po ndodhte? Por edhe kjo pyetje nuk ishte nga ato që i kishte dhënë Blerimi. U skuq në fytyrë dhe vështroi shokun, që e ndiqte konkursin i ulur në rreshtin e parë. Edhe ai nuk po u besonte veshëve kur dëgjonte pyetjet, të cilat nuk përputheshin me ato që ai i kishte marrë mbi tryezën e mamit të tij.
    I hodhi një vështrim Blerimit, sikur po i thoshte: – “këtë gënjeshtër nuk do të ta fal kurrë.”
    Asnjëri nuk e vuri re bisedën e heshtur të dy shokëve, veç mësuese Dritës, nënēs së Blerimit.
    Atij nuk i shkonte kurrë në mendje, qê mami e dinte shumë mirē se ç’farë mund të bënte i biri. Prandaj le ti mbetet një mësim i mirë dhe ti vlejë për jetën.