Home KRYESORE PENDESË… Nga Brixhilda Dede

PENDESË… Nga Brixhilda Dede

Në portokalli të artë shtrihej muzgu,
Që shpejt në të kuqe shege u shndërrua.
Qyteti prehej në heshtje, fjalët mbetën shteruar.

Mesazhe të ëmbla gjetën strehëz, në zaharën e një legjende.
Yjet të zjarrtë shuar janë.
Harruar, mbetën sytë e një hëne.

I hidhur erdhi pendimi si mellan i një boje të vjetër.
Liria kërkohej mes prangash, kur shpirti mes ngjyrash të zbehta endej.

Një qiri u ndez tutje tëhu, errësira qenka e mallkuar.
Në qoshe të dhomës dhimbja shndërruar në mall.
Prania jote,..aromë e dëshiruar!

Brixhilda Dede