Nga Tritan Kalo
“17.07.2025….Qafë Botë edhe përpjetë prapsh u nis dhe prapsh do të vijojë të jetë…..
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”
Me këtë thirrje Rinia dhe i gjithë Populli në Shqipërinë e këndej Drinit u ngrit në Dhjetor 1990, për të hequr nga supet e tyre barrën e një Diktature 45 vjeçare e cila solli vërtet shtetbërje, POR ajo rrënoj jo pak vlerat individuale dhe familjare si në rrafshin ekonomik po ashtu edhe shpirtëror…
ASKUJT nuk do ti shkonte ndërmënd se PLURALIZMIT POLITIK, kësaj dritareje të hapur për dritën e mendimit të lirë si dhe të shanseve të barabarta për të gjithë frymorët shqipfolës, do ti viheshin jo pak pengesa dhe do ti bëheshin aq shumë deformime sa pas 21.04.2008 nuk bëhet më fjalë për DEMON-KRACI e Pluralizëm Politik, por thjesht e vetëm për Partitokraci/Kryetarokraci….
Prej Sheshit të Flamurit ku u shpall Mëvehtësia e Trojeve Arbërore në Illyricum Peninsula më 28.11.1912, lebërit dhe mbarë shqiptaria me të drejtë o të pieste: “Ku jeshmë, asgjëkundi. Ku o të vemë, kërkund?”….
Një shpresë dhe një ëndër e vrarë është shumë e vështirë të rijetohet, POR “Dum spiro spero” (“Përsa kohë mar frymë shpresoj”)….
E vratë me duart tuaja këtë shpresë më 11.05.2025 duke u rreshtuar përsëri të delezuar pas dy forcave politike, të cilat janë përgjegjëset kryesore të deformimeve të ndodhura në këto 34 vite Demon-Kraci, dhe ja mundësuat mbijetësën mbi kurrizin e varfërisë dhe ardhmërisë mbrothësuese tuajën kësaj klase/kaste/glase politike apatride dhe jo kombëdashëse….
Ndonjë zëri apo lëvizje politike e cila kërkon të ngrejë zërin dhe të dalë nga vatha, ku duhet “të blegërijë” atë çka i thonë “nga zyrat e kumitetit çentral” të Partisë në PUSHT-SHTET qoftë PS apo PD, i punohen dhjetra rrengje dhe i ngrihen dhjetra e dhjetra kurthe për ti mbyllur gojën ose për të mos e lënë të ngjitet në skenën politike të dy bajlozëve të pas Pluralizmit Politik të shpallur më 15.12.1990….
Një shoqëri e tillë me parametrat e saja socio-ekonomiko-politike vetëm që Demokratike nuku mundet të jetë…
Duhet të rrimë dhe të presim se çthonë e çbëjnë Bota për ne?
Duhet të rrimë dhe të presim “sa fiqtë e pjekur të na bien vetë në gojën tonë”, e ne të vijojmë të hijezohemi dhe freskohemi poshtë tyre?
Duhet të vijojmë të stërkëmbëzojmë dhe të spiunojmë njëri tjetrin, nëse ai/ajo kërkon të dalë nga delezimi ynë pas “dy bajlozëve të politikës”?
ASNJËRA prej këtyre alternativave nuku është shpëtimtare dhe rrugëhapëse për situatën socio-ekonomiko-politike në të cilën NE ndodhemi….
VETËM e vetëm mbështetja e individëve dhe forcave politike në frymë dhe në veprim të ndryshëm nga të sotmit e politikës, do të na rikthejë shpresat dhe mundësitë e daljes nga bataku ku jemi zhytur këto 34 vite DEMON-KRACI, dhe të ecim me ta drejt ndërtimit të një Shoqërie me parametra të vërtetë demokratikë, me mundësi të barabarta ecje e mbrothëzimi….
E HUMBËM një mundësi për të sjellë ndryshimin më 11.05.2025….
VETNDËRGJEGJËSIMI si individ dhe si popull, vetshkundja nga meftësia e arsyetimit dhe gjykimit racional për ardhmërinë tonë individuale, familjare dhe kombëtare, janë të vetmet alternativa për të zënë vëndin tonë meritor si KOMB mes kombeve të tjera të emancipuara dhe të mbrothësuara të Europës….
SHQIPËRIA dhe SHQIPTARIZMA mbi të gjitha!!!
“Parti-Enver jemi gati kurdoherë!”, “Parti-Sali ti përpara ne na pri!”, apo “Parti-Edi jemi gati përsëri!”, NUKU DUHET të dalin më nga gojët tona, KURRË më!!!
Together forever and ever🙏🤝🙋🇦🇱🇨🇦