Edhe ca hapa në fund të një dite vere
Në horizont zogjtë i ikin ditës së nxehtë
Tê gjithë e presin natën
E unë me pak muzikë
Kohën do ta fal
e do t’kërcej si balerinë nē simfoninë e yjeve detit dhe zogjve të vonuar
Në mēngjes “ethet” e tokēs ngrihen nga ai gjumi i rëndë që nuk ishte bërë
E nis me shiun të shkruaj në pluhur figurat e harruara e vijëzat mbeten si lot!
Dhe ajër i mjelmët i shpërndahet botës
Si zogjtë shtegtarë deri në përqafimin tjetër
Deri në strofullen e re..
Me flokë të lagur si një dallgë e qetë, vij e iki përsëri…
( a nuk dukem zog!?)
Tek ja nis këngës:
Këmbën lehtë e bukur e hedh, loz si njē flutur krahëlehtë
Dredh e përdredh, bel e trup si ngjalë
Larë me vesë agimi, puhizë e trëndafiltë.
Tek shkëmbi mbetet pulëbardhë duket se përton me fluturue
Deri në mbrëmje krahët nuk rrahu sall krakëlliu nën zë
Ah, ku ta dinë se ajo di mistere e thesarë
Një shkēmbi rrëfeja o dallgë!
Se vals është gjithçka në petkun e dashurisë
Siç është karte dhe simfonia e yjeve…