Çmime ka për të gjithë – por jo gjithkush di të zgjedhë sipas vetes.
Nuk është faji i turizmit që ne kërkojmë luks me çmimin që na duket i drejtë. Ndërsa të huajt ecin në këmbë me çantën në shpinë e pinë kafen 80 lekë në një lokal lagjeje, ne duam hotel me pesë yje, por çmimin e “shtëpisë së kushëririt”.
Ndërkohë, yjet në disa hotele nuk i vendosin as standardet, as institucionet – por thjesht… emri i pronarit. Dhe po, disa “5 yje” i përkasin 2 e pak. Nëse doni të kontribuoni në formalizim të standardit fshijini këta nga agjendat tuaja tuistike.
Mos u sill si pushuesi filozof:
Zgjedh një vend për të bërë selfie, i bën foto faturës e jo për të pushuar. Gruaja poston foton e lumtur. Burri faturën.
Ofendohet për çmimin.
Harrojnë që aty nuk po shesin kafe – po shesin përkatësi. Dhe ajo nuk është për të gjithë.
Çmimi nuk rritet gjithmonë nga kosto. Shpesh rritet në kërkim të një prestigji. Por kur e di atëherë lëre filozofinë! Zgjidh qetësinë.
Turizmi nuk është tabelë yjesh. Është përjetim. Dhe zgjedhje.
Zgjidh sipas vetes, jo sipas Instagramit. Se mund ta pësosh një herë. Edhe dy. Por aspak tre.
Kam shumë për të thënë. Sepse kjo mënyrë spo na prodhon asnjë standard.
Vetëm politikanë!
(Marrë shkas nga shumë që ankohen për çmimet, nga Llogora ku ishin mbyllur plot lokale tradicionale dhe kjo jo prej tunelit, por pikërisht prej këtij sistemi sjellje, ku shumë zgjedhin ekspozimin, harrojnë ngjyrat e jetës, pra zgjedhin gabim).
Ju ftoj në kujtim të fëmijërisë të shijoni me çadrën tuaj plazhin ku të doni dhe me bukën me domate e djath edhe njeçik vaj ulliri me vete!